• e premte, 05 dhjetor 2025

Mucunski: Konsullatë e përgjithshme në Korçë - sepse kujdesi për maqedonasit në Shqipëri matet me vepra

Mucunski: Konsullatë e përgjithshme në Korçë - sepse kujdesi për maqedonasit në Shqipëri matet me vepra

Shkup, 29 korrik 2025 (MIA) – “Kujdesi për maqedonasit në Shqipëri matet me vepra. Maqedonasit nga Prespa e Vogël, Pogradeci, Gollobërda dhe Gora janë shumë larg Tiranës. Është koha që t’iu bashkohemi”, porosit ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në video porosinë në Fejsbuk pas vendimit të sotëm të Qeverisë për hapjen e konsullatës së përgjithshme në Korçë. 

“Konsullatë në Korçë me juridiksion në gjithë rajonin. Qasje më e shpejtë dhe më e lehtë në shërbime konsullore. Mbështetje për lidhje kulturore, arsimore dhe ekonomike. Kujdes më i fuqishëm për interesat e qytetarëve tanë. Shërbim i shpejtë, i kapshëm dhe cilësor. Këto janë hapa konkretë, ndërsa jo fjalë boshe”, thekson Mucunski. 

Qeveria sot me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme mori vendim për hapjen e konsullatës së përgjithshme në Korçë me juridiksion në gjithë rajonin. 

“Qytetarët duhet të kenë shërbime të shpejta dhe efikase, si dhe mbështetje për lidhjet kulturore, arsimore dhe ekonomike. Qeveria vazhdon me masa dhe politika konkrete të cilat kanë ta konfirmojnë kujdesin e vërtetë për përmirësimin e standardit dhe rikthimin e besimit të qytetarëve në institucione”, njoftuan nga Qeveria. 

Konsullata e përgjithshme do të ketë juridiksion mbi rajonin e Korçës, Prespës së Vogël, Gollobërdos dhe Gorës, dhe do të punojë në koordinim të plotë me Ambasadën në Tiranë. Kompetencat e saj kyçe do të përfshijnë sigurimin e shërbimeve konsullore, promovim ekonomik dhe kulturor, si dhe avancim të bashkëpunimit dypalësh në rajonin më të gjerë. fc/

Foto dhe video: Faqja në Fejsbuk e ministrit Timço Mucunski

 

QËNDRONI TË LIDHUR