Mucunski: Jam i bindur se propozimi për rezolutë të përbashkët me Bullgarinë është arritur, në rend është Sofja për të treguar se është në anën e progresit
- Shefi i diplomacisë Timço Mucunski sot shprehu bindje se propozimi për rezolutë të përbashkët me Bullgarinë në Parlamentin Evropian, me të cilin do të konfirmohet veçantia e identitetit dhe gjuhës maqedonase është arritur dhe tani Sofja e ka radhën, siç tha, të ndalet në anën e progresit, që nuk është vetëm interesi ynë por edhe evropian.
- Post By Sara Ademi
- 15:31, 21 korrik, 2025
Shkup, 21 korrik 2025 (MIA) - Shefi i diplomacisë Timço Mucunski sot shprehu bindje se propozimi për rezolutë të përbashkët me Bullgarinë në Parlamentin Evropian, me të cilin do të konfirmohet veçantia e identitetit dhe gjuhës maqedonase është arritur dhe tani Sofja e ka radhën, siç tha, të ndalet në anën e progresit, që nuk është vetëm interesi ynë por edhe evropian.
Mucunski u përgjigj në pyetjen e gazetarëve në lidhje me njoftimet e kryeministrit Hristijan Mickoski se do të kërkojë së bashku me Bullgarinë të dorëzojmë rezolutë në PE për njohjen e identitetit dhe gjuhës maqedonase, për atë nëse kërkesa është dorëzuar, por edhe përmes cilit eurodeputet do të dorëzohet, duke marrë parasysh qëndrimin e eurodeputetëve bullgar gjatë votimit të fundit në PE në lidhje me raportin për Maqedoninë.
"Jam i bindur se propozimi është i përshtatshëm, duke marrë parasysh se një deklaratë e tillë po bëhet nga kryeministri për një çështje të tillë që shqetëson qytetarët...Besoj se Bullgaria ka mundësinë të tregojë pjekuri dhe kapacitet për të ecur përpara, drejt sfidave të shekullit të 21-të. Ne gjithmonë bëjmë thirrje për dialog, për arsye në marrëdhëniet tona dypalëshe, sepse e ardhmja duhet të ndahet, jemi dy vende fqinje që kemi shumë për të bërë së bashku, që synojnë një jetë më të mirë për qytetarët tanë. Një nismë e tillë pozitive janë zhvillimet aktuale që lidhen me Korridorin 8, një korridor politik- i sigurisë, por edhe tregtar, i cili do të sjellë përfitime për ne, për të gjithë rajonin, por edhe për stabilitetin evropian", tha Mucunski.

Ai theksoi se kur ka vullnet të përbashkët, arrihen rezultate dhe shprehu keqardhje që diskursi politik në Bullgari është i bllokuar në shekullin e 19-të.
"Pranimi i gjestit të kryeministrit nuk lidhet me faktin, domethënë me pyetjen nëse besojmë në natyrën shekullore të historisë sonë, identitetit tonë apo gjuhës sonë. Çdo gjë që kam lexuar si vërejtje nga bashkësia akademike, ndonjëherë duhet të jetë e vetëdijshme për realitetin politik, ndërsa realiteti politik është se fqiu ynë edhe krahas të gjitha fakteve të parëndësishme mohon identitetin, historinë dhe gjuhën tonë, dhe kjo për ne nuk përfaqëson vetëm një rrezik, por edhe një pengesë. Dhe çfarë po themi ne, cila është iniciativa e kryeministrit, le të tregojmë një gjest, një shenjë, një iniciativë për të eliminuar atë pengesë dhe kjo është arsyeja pse Sofja është aktualisht në lëvizje për të treguar nëse do të ecë përpara në shekullin e 21-të apo do të mbetet e bllokuar në retorikën e shekullit të 19-të. Dua të besoj në arsyen në progresivitetin e Sofjes, këto janë vendime të vështira, por kjo është arsyeja pse të gjithë jemi zgjedhur për të marrë vendime të vështira. Tani Sofja ka mundësinë të tregojë nëse do të qëndrojë në anën e progresit, i cili nuk është vetëm interesi ynë, por edhe interesi evropian", tha Mucunski.
Duke pasur parasysh se Bullgaria pretendon se problemi për fillimin e negociatave me BE-në janë vetëm bullgarët në Kushtetutë, pala maqedonase propozon që në PE të paraqitet një Rezolutë e përbashkët që do të konfirmonte veçantinë e identitetit dhe gjuhës maqedonase. Oferta iu bë nga kryeministri Hristijan Mickoski presidentit bullgar Rumen Radev dhe qeverisë së tyre. Deputeti Antonio Milloshoski, duke folur për këtë temë javën e kaluar, shprehu skepticizëm se kjo kërkesë do të pranohej nga Sofja zyrtare, sepse tha se disa motive të fshehta janë të dukshme midis disa përfaqësuesve të qeverisë së tyre.
"Nëse pengesa e vetme për integrimin evropian të Maqedonisë është përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë, atëherë nuk duhet të jetë problem, së bashku me Bullgarinë fqinje, të paraqesim një rezolutë që do të garantojë identitetin dhe veçantinë gjuhësore maqedonase dhe në të njëjtën kohë do të rrisë besimin midis Maqedonisë dhe Bullgarisë. Oferta e dhënë nga kryeministri Mickoski është e hapur", tha Milloshoski.
Mucunski tha sot, lidhur me Planin e Veprimit në KE, se ata i kanë dorëzuar një version draft të atij dokumenti disa muaj më parë, dhe rreth dhjetë ditë më parë kanë marrë komente mbi atë dokument nga ekspertët. Ai shtoi se një ekip ekspertësh po punon për analizën dhe miratimin e përmbajtjes së dokumentit dhe se në përgjithësi është një dokument i mirë me nevojën për disa modifikime. sa/
Foto: MIA printskrin