• e shtunë, 18 janar 2025

Mucunski i pranoi kopjet e letrave kredenciale të ambasadores të sapoemëruar të Japonisë, Secuko Kavahara

Mucunski i pranoi kopjet e letrave kredenciale të ambasadores të sapoemëruar të Japonisë, Secuko Kavahara

Shkup, 17 janar 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot i pranoi kopjes e letrave kredenciale të ambasadorës të sapoemëruar të Japonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Secuko Kavahara, informojnë nga Ministria. 

Bashkëbiseduesit e përshëndetën zhvillimin e deritanishëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe diskutuan për potencialin për përmirësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të përgjithshëm.

"Theks i veçantë u vendos në mundësitë për përforcimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, tregtisë, turizmit, kulturës dhe arsimit. U theksua nevoja për rritjen e kornizës së dakorduar, si bazë për realizimin e mëtejshëm konkret të projekteve dhe aktiviteteve", thuhet në kumtesën nga MPJTJ. 

Në të njëjtën kohë, ata shkëmbyen mendime edhe për çështjet aktuale ndërkombëtare, duke përfshirë edhe prioritetet e jashtme-politike dhe situatat e të dy vendeve. ls/

Foto: MPJTJ

QËNDRONI TË LIDHUR