• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mucunski: Do të kontrollohet puna e përfaqësive diplomatike - konsullore

Mucunski: Do të kontrollohet puna e përfaqësive diplomatike - konsullore

Uashington, 11 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski paralajmëroi se në periudhën e ardhshme do të kontrollohen dyshimet për lëshime eventuale dhe punë të jashtëligjshme të përfaqësive diplomatike - konsullore. 

"Periudhën e ardhshme në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme, përgjatë procesurës transparente dhe ligjore, do të ndërmerren të gjitha hapat e nevojshëm për përcaktimin e lëshimeve dhe gabimeve në punën e përfaqësive diplomatike-konsullore, fillimisht në ato ku ekzistojnë dyshime serioze për veprim joadekuat, jashtë akteve ligjore dhe nënligjore, ndërsa me qëllimin përfundimtar punës transparente dhe mbrojtjes së dinjitetit të shtetit", deklaroi Mucunski për RTM në Uashington ku po qëndron me një delegacion qeveritar të kryesuar nga kryeministri Hristian Mickoski, me rastin e 75-vjetorit të themelimit të NATO-s. 

Lidhur me zgjerimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme me dikasterin Tregtia e Jashtme, shefi i diplomacisë thotë se është i nevojshëm fokus më i ndryshëm në politikën e jashtme. 

"Aktivitetet për mbrojtje dhe promovim të interesave politike duhet të jetë i thelluar me një koncept që është shumë më shumë se diplomaci ekonomike. Promovimi i eksportit, por gjithashtu edhe promovimi i shtetit si vend i mirë për investime të reja direkte do të jetë sfidë e madhe, me të cilën mund të përballemi që ta bëjmë shtetin vend më të bukur për jetesë", thekson Mucunski. fc/

Фото: принтскрин

 

QËNDRONI TË LIDHUR