• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Mucunski: Dita e sotme na kujton rëndësinë e misionit diplomatik si urë midis popujve, mbrojtës i paqes dhe promovues i bashkëpunimit

Mucunski: Dita e sotme na kujton rëndësinë e misionit diplomatik si urë midis popujve, mbrojtës i paqes dhe promovues i bashkëpunimit

 Shkup, 29 prill 2025 (MIA) - Me rastin e 29 Prillit - Ditës së Diplomacisë së Maqedonisë, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, dërgoi një mesazh urimi përmes rrjeteve sociale.

Në publikimin, ministri kujtoi se diplomacia e Maqedonisë ka fillimet e saj në Byronë për Marrëdhënie me Jashtë, të formuar në vitin 1969, si forma e parë institucionale për udhëheqjen e politikës së jashtme. 

"Kjo ditë u kushtohet diplomatëve dhe të gjithë të punësuarve në Ministrinë e Punëve të Jashtme, përkushtimi, profesionalizmi dhe aftësia diplomatike e të cilëve janë çelësi për ndërtimin e reputacionit ndërkombëtar të vendit tonë, promovimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe shumëpalëshe dhe ruajtjen e lidhjeve me diasporën e Maqedonisë", shkroi Ministri Mucunski.

 Ai shtoi se Dita e Diplomacisë së Maqedonisë na kujton në rëndësinë e misionit diplomatik si urë midis popujve, roje e paqes dhe promovuese e bashkëpunimit, duke i përgëzuar të gjithë ish-diplomatët aktualë dhe të punësuar në Ministri për kontributin e tyre.

 Foto: Ministria e Punëve të Jshtme dhe Tregtisë së Jashtme

 

QËNDRONI TË LIDHUR