• e premte, 05 dhjetor 2025

Mucunski dhe Misajlovski në takim me nënsekretarin britanik në Ministrinë e Biznesit dhe Tregtisë, diskutuan për investimet

Mucunski dhe Misajlovski në takim me nënsekretarin britanik në Ministrinë e Biznesit dhe Tregtisë, diskutuan për investimet

Shkup, 16 korrik 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Muçunski dhe ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski, të cilët ndodhen për vizitë pune në Londër, sot u takuan me nënsekretarin parlamentar shtetëror dhe ministër për shërbime, biznese të vogla dhe eksport në Ministrinë për Biznes dhe Tregti të Mbretërisë së Bashkuar, Garet Tomas.

Siç publikoi Mucunski në faqen e tij në Fejbuk, fokusi i takimit ishte vënë në potencialin e bashkëpunimit ekonomik, si dhe bashkëpunimin në fushën e investimeve, rritjen e tregtisë, potencialin për bashkëpunim në projektet e infrastrukturës, si dhe përmirësimin dhe modernizimin e kapaciteteve shëndetësore.

"Në këtë drejtim, e konfirmuam rëndësinë e rritjes dhe prosperitetit të përbashkët për zhvillimin e marrëdhënieve tona dhe riafirmuam angazhimin tonë për bashkëpunim në arritjen e këtyre qëllimeve. Në takim, unë gjithashtu theksova angazhimin e Qeverisë, përmes politikave realiste, për të punuar në tërheqjen e investimeve të reja të huaja", shkroi Mucunski.

Mucunski thekson se gjithashtu janë dakorduar që në periudhën e ardhshme të punojnë së bashku për të përmirësuar marrëdhëniet e përgjithshme tregtare, të cilat janë pjesë përbërëse e Deklaratës për partneritet strategjik midis dy vendeve. ls/ 

Foto: Timço Mucunski Fejsbuk 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR