• e premte, 20 dhjetor 2024

Mucunski dhe Borrell do të nënshkruajnë Marrëveshje për partneritet të sigurt dhe mbrojtës

Mucunski dhe Borrell do të nënshkruajnë Marrëveshje për partneritet të sigurt dhe mbrojtës

Bruksel, 19 nëntor 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot në Bruksel së bashku me përfaqësuesin e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borrell do të nënshkruajnë Marrëveshje për partneritet të sigurt dhe mbrojtës mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian.

Pritet që Marrëveshja për partneritet ta përforcojë rezistencën e vendit dhe të mundësojë përballje të përbashkët me sfidat e sigurisë dhe bashkëpunimit më efikas në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes, do të nbahet në margjinat e mbledhjes së Këshillit të punëve të jashtme të BE-së në nivel ministrash të mbrojtjes, në të cilën do të diskutohet për mbështetjen e Unionit për Ukrainën dhe për gatishmërinë mbrojtëse të bllokut.

Ndryshe, si pjesë e bashkëpunimit të deritanishëm BE në kuadër të Fondit evropian të paqes (EPF) në shtator të këtij viti do të akordojë 13 milionë euro ndihmë të dedikuara për përforcimin e kapaciteteve dhe aftësisë së Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut (ARMV).

Mjetet e akorduara dedikohen për furnizim të teknologjive për inteligjencë, vëzhgim, zbulim, luftë elektronike dhe inteligjencë sinjalistike, pajisje logjistike dhe inxhinierike, si dhe sisteme komunikimi dhe informacioni, si dhe do të ofrojnë trajnim teknik për përdorimin e pajisjeve.  

Siç njoftoi Këshilli i BE-së, këto fonde do t'i përforcojnë kapacitetet e Maqedonisë për pjesëmarrjen e saj në operacionet dhe misionet në kuadër të politikës së përbashkët të sigurisë dhe mbrojtëse të Unionit, si dhe misione tjera ndërkombëtare dhe kjo ndihmë në mënyrë plotësuese do ta ilustrojë ndërlidhjen e rritur të bllokut me vendin në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes.

"Ajo pasqyron përkushtimin e vazhdueshëm të partnerëve për avancimin e bashkëpunimit në këtë fushë politike, duke marrë parasysh përputhshmërinë e plotë të Maqedonisë së Veriut me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së", deklaroi atëherë Këshilli Evropian.

Në Raportin e Komisionit Evropian për përparimin e vendit në rrugën evropiane deri në vitin 2024 thuhet se "Maqedonia e Veriut mbeti plotësisht në linjë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, përfshirë në lidhje me luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, duke dërguar një sinjal të fortë të zgjedhjes së saj strategjike për anëtarësimin në BE-së dhe duke u dëshmuar edhe një herë si një partner i besueshëm". mb/

Foto: EEAS

QËNDRONI TË LIDHUR