Mucunski: Dëshmojmë se jemi një vend i vogël që mund të arrijë rezultate të mëdha, vendi ynë renditet ndër të parët në Evropë dhe i gjashti në botë për vëllimin e investimeve të reja në raport me PBV-në
- Sipas raporti më të ri të "Fajnenshëll Tajms" vendi ynë është renditet ndër të parët në Evropë dhe i gjashti në botë për vëllimin e investimeve të reja në raport me Prodhimin e Brendshëm Vendor. Dëshmojmë se jemi një vend i vogël që është në gjendje të arrijë rezultate të mëdha, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski.
- Post By Sara Ademi
- 13:43, 15 gusht, 2025
Shkup, 15 gusht 2025 (MIA) - Sipas raporti më të ri të "Fajnenshëll Tajms" vendi ynë është renditet ndër të parët në Evropë dhe i gjashti në botë për vëllimin e investimeve të reja në raport me Prodhimin e Brendshëm Vendor. Dëshmojmë se jemi një vend i vogël që është në gjendje të arrijë rezultate të mëdha, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski.
Ky indeks, theksoi Mucunski në konferencën për shtyp në Qeveri, nuk shpërblen madhështinë por përpjekjen dhe besimin, duke theksuar se nuk është rastësi, sepse dërgojmë mesazh se vendi ynë është i besueshëm dhe partner dinjitoz, po ndërtojmë parashikueshmëri, ne jemi anëtare kredibile e NATO-s dhe lidhemi me korridoret evropiane.
"Ai tregon se tërheqim më shumë një kapitull të ri se sa mund të pritej për peshën tonë ekonomike. Se rezultatet e realizuara në pjesën e investimeve të huaja janë mbi kategorinë tonë. Ky është një mesazh për investitorët dhe qytetarët. Këtu vlen të investosh, të ndërtosh, si dhe të qëndrosh", deklaroi Mucunski.
Si shembull për dinamikën e tillë, Mucunski theksoi projektet energjetike dhe numrin e madh të investimeve të reja të realizuara në ZZHIT vitin e kaluar.
"Ky është një sinjal i qartë se tranzicioni energjetik dhe rritja industriale janë në fazën e realizimit, jo vetëm një plan apo një slogan", tha Mucunski.
Qytetarët nuk presin duartrokitje për statistikën, theksoi Mucunski, por një shtet të ndershëm dhe rregulla të qarta, vende pune të paguara më mirë dhe shpenzime më të ulëta, shërbime të shpejta dixhitale, vazhdimësi në përmirësim...
"Kjo është arsyeja pse sot po e përshpejtojmë edhe më shumë ritmin tonë. Po i thjeshtojmë procedurat, po shkurtojmë afatet dhe po lidhim kompanitë vendase me investitorët e huaj, po investojmë në aftësi për të rinjtë dhe më e rëndësishmja, po krijojmë një sistem në të cilin askush nuk është mbi ligjin, sepse besimi është monedha më e fortë për rritje", tha Mucunski.
Drejtori i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Industriale Teknologjike, Goce Dimoski, në konferencën e përbashkët për shtyp në Qeveri së bashku me ministrin Timço Mucunski, tha se suksesi i sotëm paraqet një mirënjohje për strategjinë tonë, qasje dhe politika të cilat i zbatojmë në tërheqjen e investimeve të huaja.

"Nga vetë fillimi i mandatit të kësaj Qeverie vendosëm një qëllim të qartë, i cili do të sjellë rezultate me ndikim pozitiv afatgjatë ndaj ekonomisë. Si prioritete kyçe vendosëm rritjen ekonomike, krijimin e vendeve të reja të punës dhe tërheqjen e investimeve të reja të cilat do të sjellin vlerë të lartë të shtuar në ekonominë e Maqedonisë. Pas vetëm një viti punë të përkushtuar, jemi dëshmitarë se Maqedonia renditet e gjashta në botë dhe lidere në rajonin e Adriatikut, gjë që e bën Maqedoninë një shembull të një vendi në Ballkanin Perëndimor që i tejkalon kapacitetet e veta kur bëhet fjalë për tërheqjen e investimeve të huaja", theksoi Dimoski. sa/
Foto: printskrin