MTD: Qeveria miratoi Ligjin për Komunikime Elektronike dhe Ligjin e parë për Siguri Kibernetike
- Qeveria sot miratoi dy ligje strategjike dhe thelbësore për të ardhmen e shoqërisë digjitale: Ligjin e ri për komunikime elektronike dhe Ligjin e parë për sigurinë e rrjeteve dhe sistemevE të informacionit (siguri kibernetike), njoftoi Ministria për Transformim Digjital".
- Post By Qefsere Abduli
- 14:34, 27 maj, 2025
Shkup, 27 maj 2025 (MIA) - Qeveria sot miratoi dy ligje strategjike dhe thelbësore për të ardhmen e shoqërisë digjitale: Ligjin e ri për komunikime elektronike dhe Ligjin e parë për sigurinë e rrjeteve dhe sistemevE të informacionit (siguri kibernetike), njoftoi Ministria për Transformim Digjital".
Me këtë, siç thuhet në njoftim, hapet një kapitull i ri në transformimin digjital të vendit dhe vendosen themelet për një shtet modern, të sigurt dhe transparent.
Këto dy ligje janë pjesë e Agjendës së Reformave për digjitalizim dhe transparencë, dhe janë plotësisht të përputhshme me direktivën NIS 2 të Bashkimit Evropian, si dhe me mendimin e Gjykatës Kushtetuese të RM-së."
Ligji për Komunikime Elektronike, theksohet në njoftim, forcon të drejtat e përdoruesve dhe garanton një nivel më të lartë të mbrojtjes së të dhënave personale, vendos një kuadër të qartë ligjor dhe transparencë në punën e operatorëve, siguron konkurrencë më të madhe dhe siguri rregullatore, dhe përcakton kompetencat e Agjencisë për Komunikime Elektronike, me fokus në llogaridhënie dhe mbikëqyrje efektive.
Ligji për sigurinë kibernetike vendos një model kombëtar për menaxhimin e rreziqeve kibernetike, krijohen kapacitete të reja institucionale, Këshilli Kombëtar Koordinues për sigurinë kibernetike, Qendra Qeveritare SOC - për përgjigje ndaj incidenteve kibernetike, Sektoroi për Sigurinë Kibernetike në kuadër të Qeverisë, siguron mbështetje për institucionet publike dhe operatorët e infrastrukturës kritike, dhe detyron angazhimin e profesionistëve kibernetikë në të gjitha institucionet me rëndësi kritike.
"Me miratimin e këtyre dy ligjeve, Maqedonia bën një hap të madh përpara në integrimin evropian dhe e vendos agjendën digjitale si një shtyllë të zhvillimit të ardhshëm. Ky është rezultati konkret i vizionit për një Maqedoni digjitale – transparente, e sigurt dhe inovative", thuhet në njoftimin e Ministrisë për Transformim Digjital, dhe shtohet se vizualizimi është realizuar me ndihmën e inteligjencës artificiale. qa/
Foto: Ministria për Transformim Digjital