• e hënë, 23 dhjetor 2024

MSHIA do të bashkëpunojë me shtatë universitete në fushën e administratës publike, TIK-ut dhe mediave

MSHIA do të bashkëpunojë me shtatë universitete në fushën e administratës publike, TIK-ut dhe mediave

Shkup, 22 janar 2024 (MIA) - Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës do të bashkëpunojë me shtatë universitete në vend në fushën e administratës publike, teknologjive informatike - komunikuese dhe mediave. 

Për këtë qëllim ministri Azir Aliu nënshkroi memorandum për bashkëpunim me rektorët gjegjësisht përfaqësuesit e universiteteve "Shën Cirili dhe Metodi"- Shkup, "Shën Klimenti i Ohrit"- Manastir, Universitetit të Evropës Juglindore, Universitetit Shtetëror të Tetovës, Universitetit "Goce Dellçev" - Shtip, Universitetit të Shoqërisë Informatike dhe Teknologjisë "Shën Apostull Pali " - Ohër dhe Universitetin "Nëna Terezë"- Shkup.

Aliu deklaroi se MSHIA ka ligje aktive për krjimin e një sistemi që ka lidhje me fushat në të cilat do të bashkëpunohet dhe se kjo nuk mund të zbatohet pa përfshirjen e universiteteve. 

"Pas këtij memorandumi vlerësojmë se do të kemi paraqitje të përbashkëta, edhe nga aspekti i krijimit të politikave të reja por edhe nga aspekti i zbatimit të zgjidhjeve ekzistuese ligjore në nivel shteti. Shpresoj se ky është vetëm hapi i parë ku MSHIA bashkë me universitetet do të krijojnë vlera të reja në shtet", deklaroi Aliu pas nënshkrimit të memorandumit. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR