• e hënë, 23 dhjetor 2024

MSH: Të gjitha vaksinat janë efikase dhe mbrojnë nga forma e rëndë e sëmundjes dhe hospitalizimi nga lloji delta

MSH: Të gjitha vaksinat janë efikase dhe mbrojnë nga forma e rëndë e sëmundjes dhe hospitalizimi nga lloji delta
Shkup, 6 korrik 2021 (MIA) – Absolutisht të pasakta janë zërat dhe qëndrimet të transmetuara në media se vaksina kineze “Sinovak” nuk mbron nga lloji delta dhe nga pasqyra e rëndë klinike gjatë sëmurjes së të vaksinuarve me këtë vaksinë, reagoi Ministria e Shëndetësisë. Theksojnë se nuk ka asnjë studim ose dëshmi shkencore që e vërteton këtë. “Ju bëjmë thirrje mediave që të mos plasojnë teza të pavërtetuara nga individë të cilat nuk janë bazuar në informacione zyrtare nga institucionet ndërkombëtare shëndetësore. Analizat e deritanishme dhe informacionet zyrtare të OBSH-së e cila e miratoi këtë vaksinë, tregojnë se e njëjta është efikase 51 për qind gjatë mbrojtjes së rasteve asimptomatike dhe mbron 100 për qind nga zhvillimi i formës së rëndë të sëmundjes”, thonë nga Ministria. Shtojnë se sipas dy studimeve më të reja të OBSH-së të bëra në Brazil për efikasitet të vaksinës nga llojet e reja të cilat janë për momentin në qarkullim, është konfirmuar se e njëjta mbron 50 për qind në studimin e parë dhe 83 për qind në studimin e dytë. “Siç do të ketë studime të reja zyrtare dhe të dhëna për efikasitetin e vaksinave, Ministria e Shëndetësisë do ta informojë publikun. Në këto momente shumë të ndjeshme kur fillon vaksinimi masiv në vendin tonë, bëjmë thirrje për përgjegjësi maksimale nga të gjithë individët dhe mediat sa i përket vaksinimit dhe shpërndarjes së qëndrimeve shumë të rëndësishme të cilat janë të mbështetura me dëshmi shkencore dhe studime të konfirmuara”, theksojnë nga MSH. fc/

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR