MSH: Rregullohet lëndimi i foshnjës në Klinika Universitare e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, mamia pezullohet
- Në departamentin për të sapolindur në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup ka ndodhur një incident fatkeq, kur një mami, gjatë lindjes së një të porsalinduri, i preu aksidentalisht një pjesë të vogël të gishtit të madh të foshnjës.
Shkup, 26 dhjetor 2023 (MIA) - Në departamentin për të sapolindur në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup ka ndodhur një incident fatkeq, kur një mami, gjatë lindjes së një të porsalinduri, i preu aksidentalisht një pjesë të vogël të gishtit të madh të foshnjës.
Siç informon sot Ministria e Shëndetësisë, pediatri kujdestar ka vepruar maksimalisht me profesionalizëm dhe me përgjegjësi dhe është thirrur menjëherë kirurgu pediatër. I porsalinduri është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, ku i është rregulluar lëndimi.
Mamia është pezulluar, iu referua Komisionit Disiplinor dhe iu dha dënimi maksimal sipas Ligjit për Kujdesin Shëndetësor, si dhe ndërrimi i vendit të punës.
Nga Ministria e Shëndetësisë përmes një kumtese informjnë edhe për pacienten e pranuar me probleme në shtatëzani. Ajo është pranuar në gusht në ISHP KU për Gjinekologji dhe Obstetrikë – Shkup është pranuar një paciente e tillë e cila kishte probleme shoqëruese shëndetësore për shkak të të cilave foshnja ka ndërruar jetë.
"Si pasojë e sëmundjeve shoqëruese u bë ndërprerja e shtatzënisë me prerje cezariane. Fatkeqësisht, pas operacionit, filluan një sërë komplikimesh të mëvonshme, të cilat kërkuan rishikime të shumta kirurgjikale. Në mjekimin e pacientes janë përfshirë shumica e mjekëve më me përvojë të ISHP Klinika Universitare e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës - nga profili gjinekologjik dhe anesteziologjik, si dhe ekipet kujdestare. Vendimet e vështira për shëndetin e pacientes u morën në konsultim nga mjekët më me përvojë, duke respektuar protokollet më bashkëkohore mjekësore. Fatkeqësisht, me gjithë angazhimin dhe mjekimin intensiv gati dy mujor, pacientja iu nënshtrua komplikimeve shoqëruese"thuhet në kumtesë.
Nga ministria dikasteriaëe theksojnë se presim konfirmimin nga autopsia dhe gjetjet histopatologjike, të cilat do të japin informacion të saktë për gjendjen e pacientes.
Në shtet është krijuar një organ ekspertimi për të shqyrtuar të gjitha rastet me rezultate të pafavorshme për foshnjën në bark dhe për të sapolindurit me rezultat fatal.
Foto: Arkivi i MIA-s