• e hënë, 23 dhjetor 2024

MSH: Numër i hapur telefoni për komunikim direkt me ministrin Taravari

MSH: Numër i hapur telefoni për komunikim direkt me ministrin Taravari

Shkup, 15 korrik 2024 (MIA) - Ministria e shëndetësisë hapi një linjë telefonike direkte për qytetarët për të komunikuar me ministrin Taravari. 

"Të gjithë qytetarët kanë mundësi të ndajnë propozimet e tyre për kujdesin shëndetësor, të raportojnë parregullsi, të lavdërojnë punën e punëtorëve shëndetësorë dhe të propozojnë ide për reforma në numrin e telefonit - 072/899 001", theksohet në kumtesën e sotme të Ministrisë së Shëndetësisë.

Siç shtohet në kumtesën, qytetarët kanë mundësi edhe për komunikim personal me ministrin gjatë ditës së hapur, çdo të mërkurë nga ora 13:30 deri në 16:00. ls/

Foto: Ministria e Shëndetësisë

 

QËNDRONI TË LIDHUR