• e mërkurë, 09 tetor 2024

MSH: Nuk do t'i vazhdohet mandati drejtoreshës organizative të Institutit për Mjekësi Fizikale dhe Rehabilitim në Shkup

MSH: Nuk do t'i vazhdohet mandati drejtoreshës organizative të Institutit për Mjekësi Fizikale dhe Rehabilitim në Shkup

Shkup, 16 nëntor 2023 (MIA) - Nuk do t'i vazhdohet mandati drejtoreshës organizative të Institutit për Mjekësi Fizikale dhe Rehabilitim në Shkup, Miranda Shabani dhe ajo do të ricaktohet në vendt tjetër pune, kumtoi pasdite Ministria e Drejtësisë (MSH).  

Në kumtesë theksohet se Shabani ka dorëzuar në Ministri njoftim me pretendime të caktuara për keqpërdorim në Institut. 

"Shkresa me pjesën tjetër të materialit të dorëzuar në MSH do të shqyrtohet dhe do të veeprohet në kuadër të ligjit", sqarohet në kumtesë.  

 Te disa media të caktuara  dje ka mbërritur paralajmërim se sot do të mbahet grevë në oborrin e Institucionit, por sapo gazetarët mbërritën aty, u njoftua se nuk ka një gjë të tillë.

 

Shabani, ndërkaq, nga ana tjetër, në një deklaratë me shkrim për media, konfirmon se greva ishte paralajmëruar dje dhe se në paralajmërim, siç thotë, është përgjigjur se e drejta për protestë është e garantuar me Kushtetutë dhe se e respekton.

 Ajo ka qenë drejtoreshë e këtij institucioni për gjashtë muaj, periudhë, për të cilën siç thotë "nuk ka qenë e mjaftueshme që të zbulohen të gjitha parregullsitë".

 Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR