MSH: Në kuadër të Qendrës klinike universitare "Nëna Tereza" as nuk po ndërtohen, as nuk planifikohet të ndërtohen ndërtesa banimi
- Në kuadër të Qendrës klinike universitare "Nëna Tereza" as nuk po ndërtohen, as nuk planifikohet të ndërtohen ndërtesa banimi, reagojnë nga Ministria e Shëndetësisë, lidhur me publikimet për gjoja ndërtimin e një ndërtese banimi në parkingun pranë ISHP Klinikës Universitare për Radioterapi dhe Onkologji.
Shkup, 25 tetor 2025 (MIA) - Në kuadër të Qendrës klinike universitare "Nëna Tereza" as nuk po ndërtohen, as nuk planifikohet të ndërtohen ndërtesa banimi, reagojnë nga Ministria e Shëndetësisë, lidhur me publikimet për gjoja ndërtimin e një ndërtese banimi në parkingun pranë ISHP Klinikës Universitare për Radioterapi dhe Onkologji.
"Të gjitha ndërhyrjet ndërtimore që po realizohen në këtë zonë janë ekskluzivisht të lidhura me veprimtarinë shëndetësore dhe me infrastrukturën funksionale të institucioneve publike shëndetësore. Në kuadër të kompetencave tona, sigurojmë opinionin se puna e Klinikës po zhvillohet pa pengesa dhe qasja për pacientët është e garantuar", thuhet në kumtesën e MSH-së.
Nga Ministria e Shëndetësisë, gjithashtu, theksojnë se nuk ka kompetencë për të përcaktuar dokumentacionin urbanistik-planifikues, për të lëshuar leje ndërtimi apo për të përcaktuar statusin pronësor-juridik të parcelave.
"Këto çështje janë në kompetencë të organeve të vetëqeverisjes lokale, kryesisht Komunës Qendër, si dhe institucioneve të tjera përgjegjëse në fushën e urbanizmit dhe kadastrës", qëndron në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s