• e martë, 24 dhjetor 2024

MSH në Gazë: Spitali indonezian në Rrip u shndërrua në varr masiv

MSH në Gazë: Spitali indonezian në Rrip u shndërrua në varr masiv

Gazë, 21 nëntor 2023 (MIA) - Spitali indonezian në Gazë është shdërruar nga qendër mjekësore në "varr masiv", njoftoi sot zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Ashraf al Kudra, transmetojnë mediat amerikane. 

Duke iu referuar personelit të spitalit, zëdhënësi tha se ka trupa në të gjitha repartet dhe se shumë jetë janë humbur për shkak të mungesës së rezervave. 

"Para morgut ka 60 trupa", tha El Kudra. 

Ai shtoi se të gjitha ato do të varrosen në oborrin e spitalit. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR