MSH: Mjekësia ligjore do të përcaktojë shkakun e vdekjes së fëmijës dy vjeçar në Ohër
- Ministria e Shëndetësisë në lidhje me vdekjen në Ohër të një fëmije dy vjeçar njoftoi se mjekësia ligjore do ta përcaktojë shkakun e vdekjes.

Shkup, 6 nëntor 2023 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë në lidhje me vdekjen në Ohër të një fëmije dy vjeçar njoftoi se mjekësia ligjore do ta përcaktojë shkakun e vdekjes.
Nga MSH-ja kumtuan sonte se fëmija është sjellë në spitalin e Ohrit sot në ora 07:12 pa shenja jete.
"Në Repartin e Anestezisë, Reanimacionit dhe Mjekimi Intensiv pranë ISHP Spitali i Përgjithshëm Ohër, sot në ora 07:12 nga ana e shërbimit për ndihmë të shpejtë është sjellë pa shenja jete një fëmijë një vjeç e njëmbëdhjetë muaj. Ekipi i anesteziologjisë filloi menjëherë reanimacionin, por nuk pati sukses. Shkaku i vdekjes do të përcaktohet nga mjekësia ligjore", informoi Ministria. ls/