• e martë, 26 nëntor 2024

MSH: Mbikëqyrje inspektuese për rastin me ndalesën e Ndihmës së shpejtë gjatë bartjes së pacientit

MSH: Mbikëqyrje inspektuese për rastin me ndalesën e Ndihmës së shpejtë gjatë bartjes së pacientit

Shkup, 22 gusht 2023 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë inicoi mbikëqyrje inspektuese pas kumtimit të djeshëm në mediume se automjeti i Ndihmës së shpejtë është ndalur në pauzë për kafe, derisa pacienti me maskë oksigjeni ka qenë në automjet.

"Nuk është e lejuar ndalja e Ndihmës së shpejtë në atë mënyrë dhe Ministria e Shëndetësisë inicoi mbikëqyrje inspektuese dhe kërkoi sqarim nga drejtori i Shtëpisë së shëndetit Strugë. Pas rezultateve, do të ndërmerren masa adekuate, informuan sot pasdite nga Ministria.

Nga atje theksojnë se janë kryer biseda me të gjitha palët, përfshirë edhe me vajzën e pacientit që ndodhej në automjet.

"Bëhet fjalë për pacient, i cili të hënën u lëshua nga spitali, duhej të transferohej në Spitlain e përgjithshëm Strugë. pacienti ka qenë në fazë terminale të sëmundjes. Ai dhe vajza e tij janë nisur vetë me kërkesën e tyre, me transport të vet. Megjithatë, kur kanë arritur tek dalja e qytetit, vajza ka kuptuar se nuk do të mundet e vetme dhe është lajmëruar në SHSH Strugë. Nga atje kanë siguruar automjet, i cili ka arritur për kohë të shkurtë. Kur ka ardhur automjeti, vajta me kërkesën e vet, sepse nuk kishte ngrënë asgjë tërë ditën, i ka lutur të ndalen. babai i saj ka qenë nëv etëdije, kontaktibil, gjatë tërë ditës. Këtë informatë në tërësi e konfirmoi vajza e pacientit", potencojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Edhe përkundër asaj që ajo ka kërkuar, siç ceket në kumtesë, nuk është e lejuar Ndihma e shpejtë të ndalet në atë mënyrë.

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti dje i pyetur për këtë rast paralajmëroi se do ta kontrollojë informatën dhe nëse është e saktë, do të pasojnë dënime rigoroze për kryesit. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR