• e martë, 14 janar 2025

MSH: Kocka nga një dhurues i vdekur është implementuar te gishtat e një fëmije 13 vjeçar në Klinikën e Ortopedisë

MSH: Kocka nga një dhurues i vdekur është implementuar te gishtat e një fëmije 13 vjeçar në Klinikën e Ortopedisë

Shkup, 13 janar 2025 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë sot pasdite informoi për një transplantim të suksesshëm në Klinikën e Ortopedisë, me një implant, gjegjësisht kockë nga një dhurues i vdekur, i implantuar në dy gishtat e një fëmije 13-vjeçar me brakidaktili.

Siç theksojnë nga Ministria, ky lloj transplanti është kryer për herë të parë në vendin tonë. Fëmija, thekson Ministria, është në një rjedhë të qëndrueshme postoperative.

Në deklaratën me shkrim të prof. dr. Biljana Kuzmanovska, koordinatore nacionale për transplante, theksohet se do të vazhdojnë me ritme edhe më të forta, së bashku me të gjitha palët e interesuara, të ngritin ndërgjegjësimin për këtë akt human.

"Shpreh mirënjohje dhe përgëzim të veçantë për të gjithë ekipin e udhëhequr nga dr. Danica Popovska dhe doc.d-r. Ilir Shabani, si dhe të gjithë punonjësit shëndetësor që morën pjesë në këtë transplantim - dr. Liljana Angelska, dr. Teodora Bozhinovska, dr. Filip Vidoevski, ndihmëset Suzana Pejçinovska, Arjeta Memeti, anestezistja Menka Dojçinovska, teknologu radiologjik Kreshnik Shehu dhe gipsatorja Irena Galevska", shton Kuzmanovska në deklaratën e publikuar në "Fejsbuk". ls/

Foto: Ministria e Shëndetësisë

QËNDRONI TË LIDHUR