• e hënë, 23 dhjetor 2024

MSH: është anuluar kontrata për spitalin e ri të Shtipit, pason tenderi

MSH: është anuluar kontrata për spitalin e ri të Shtipit, pason tenderi

Shkup, 10 korrik 2023 (MIA) - Kontrata me kryesin "INTRAKAT" për spitalin e ri të Shtipit është anuluar më 29 qershor. Nevojiteet të bëhet kotnroll, përkatësisht rishikim i aktiviteteve, pas çka do të shpallet tenderi për kryes të ri, në pajtim të konkludimit nga Qeveria, informuan pasdite nga Ministria e Shëndetësisë.

"Në afat prej 42 ditëve duhet të parashtrohet 'Projekti i gjendjes së kryer', të përgatitet dokumentacion i ri i tenderit dhe në afat prej 30 ditëve të publikohet furnizimi i ri publik", shtohet në kumtesë.

Janë parashtruar kërkesa për aktivizim të garancave bankare, në shumë prej gjashtë milionë eurove dhe ato janë realizuar.

"Afati për ndërtim ishte 30 qershori i vitit 2023, ndërsa deri më tani janë realizuar vetëm 30 për qind", ceket në kumtesë.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski kohë më parë n[ Sveti Nikole deklaroi se Qeveria soli vendim ligjor në bazë të të cilit i detaroi ministritë e Shëndetësisë dhe të Financave dhe institucionet e tjera, në procedura më se urgjente, të kryejnë revizion të projektit, deri ku janë kryer punët ndërtimore dhe menjëherë të fillohet procedura për gjetje të kryesit që do ta përfundojë spitalin klinik në Shtip.

Sipas tij, imperativ është të ketë spital të ri në Shtip, i cili u nevojitet edhe banorëve të Shtipit, por edhe njerëzve nga rrethina. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR