• e mërkurë, 20 nëntor 2024

MPPS-ja me punëtori për fuqizimin mendor dhe ekonomik të grave

MPPS-ja me punëtori për fuqizimin mendor dhe ekonomik të grave

Shkup, 3 mars 2023 (MIA)- Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot në Manastir mbajti punëtori me mbështetjen e profesoreshës Sofia Arnaudova me qëllim të fuqizimit mendor dhe ekonomik të grave. Në punëtori u përfshinë rreth 40 gra nga kategoritë sociale të qytetarëve, njoftoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS).

Siç informon MPPS-ja, profesoresha Sofia ka dhënë hapësirë për të pranishmit përmes një ushtrimi të tregojnë historitë e tyre, ndërsa ka folur për ekuilibrin mes jetës private dhe asaj profesionale dhe theksoi rëndësinë e psikologëve të cilët mund të ndihmojnë në ekuilibrin në jetë si dhe zhvillimin personal.

Në punëtori u diskutuan të gjitha format e dhunës, siç janë dhuna ekonomike, ndjekja, dhuna psikologjike, dhuna fizike.

"Qëllimi i fushatës 'zëshëm dhe guximshëm" të cilën e realizon Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka për qëllim forcimin e shëndetit mendor dhe kontributin në fuqizimin ekonomik në drejtim të arritjes së mirëqenies së grave në Republikën e Maqedonisë së Veriut", thonë nga MPPS-ja. qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR