• e diel, 22 dhjetor 2024

MPPS: Qendrat për punë sociale përballen me largimin e kuadrit profesional

MPPS: Qendrat për punë sociale përballen me largimin e kuadrit profesional

Shkup, 21 shkurt 2024 (MIA) - Ministri për Punë dhe Politikë Sociale në Qeverinë teknike, Gjoko Velkovski sot ka pasur takim pune me udhëheqësit e të gjithë Qendrave për punë sociale në vend me qëllim që të përjashtohen të gjitha mundësitë për keqpërdorimin të sistemit në procesin zgjedhor.

"Këto qendra janë hallka e parë në sistemin e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve dhe nëse nuk funksionojnë, sistemi bie. Në takimin me drejtorët u ngritën probleme me largimin e stafit, përkatësisht profesionistët që duhej të ndihmonin qytetarët në rrezik social dhanë dorëheqje nga Qendrat për punë sociale për shkak të kushteve të këqija që kanë ndodhur në gjashtë vitet e fundit. Të punësuarit thonë se është e padurueshme të punosh në një sistem të prishur", thuhet në kumtesën e Ministrisë për Politikë dhe Punë Sociale.

Nga MPPS-ja i porositin punonjësit e Qendrave që në periudhën e ardhshme t'i kryejnë detyrat e punës në nivel sa më profesional dhe të mos bien nën presion.

"Premtova se sistemi i mbrojtjes së sistemit social do t'i nënshtrohet një renovimi të plotë në mënyrë që qytetarët dhe punonjësit si shërbim të tyre të marrin vendin e duhur në këtë shoqëri", theksoi Velkovski.

Në kumtesën e MPPS-së është theksuar se në shtet ka 30 Qendra për punës sociale, përkatësisht në secilin vend me popullsi më të madhe. rq/

Foto: MPPS

 

QËNDRONI TË LIDHUR