• e diel, 22 dhjetor 2024

MPPS: Partnerët socialë kanë bërë progres të dukshëm në negociatat për rritjen e pagave në sektorin publik

MPPS: Partnerët socialë kanë bërë progres të dukshëm në negociatat për rritjen e pagave në sektorin publik

Shkup, 29 qershor 2023 (MIA) - Partnerët socialë kanë arritur përparim të dukshëm në negociatat për rritjen e pagave në sektorin publik, njoftoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) pas seancës së sotme të Këshillit Ekonomik dhe Social (KES).

Siç informon Ministria, në seancë është prezantuar Metodologjia për rritjen e pagave në sektorin publik, e cila propozon një periudhë të re tranzitore nga viti 2023 - 2025, pra rritje të pagave për një periudhë 2.5 vjeçare.

-По конструктивната дискусија меѓу социјалните партнери во однос на предлогот, се донесе заклучок дека периодот на транзиција од 2,5 години е прифатлив, а владините претставници ќе направат н

Seanca e KES do të vazhdojë të hënën dhe do të shqyrtohen propozimet e reja për llogaritjen e pagës së punonjësve në sektorit publik.

"Pas diskutimit konstruktiv ndërmjet partnerëve socialë lidhur me propozimin, u konstatua se periudha e tranzicionit prej 2.5 vitesh është e pranueshme dhe përfaqësuesit e qeverisë do të bëjnë simulime të reja sipas propozimeve të ofruara nga sindikatat", thekson MPPS.

Seancën e drejtoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska. Në KES ishin të pranishëm zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, Ministri i Financave, Fatmir Besimi, Sekretarja Shtetërore e Ministrisë së Ekonomisë Razmena Çekiq-Duroviq, përfaqësues të sindikatave, punëdhënësve dhe institucioneve.

Seanca filloi me një minutë heshtje dhe respekt për të ndjerin para kohe Darko Dimovski, kryetar i Lidhjes së Sindikatave (LSM). sa/

foto: MPPS

  

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR