• e diel, 22 dhjetor 2024

MPPS me mbështetje nga UNICEF-i e zbaton Programin për garanci fëmijërore sipas shembullit të vendeve të BE-së

MPPS me mbështetje nga UNICEF-i e zbaton Programin për garanci fëmijërore sipas shembullit të vendeve të BE-së

Shkup, 26 janar 2024 (MIA) - Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me mbështetjen e UNICEF-it e zbaton Programin për Garanci Fëmijërore sipas shembullit të vendeve të Bashkimit Evropian. 

Ministrja Jovana Trençevska në promovimin e sotëm të Programit vlerësoi se kjo nismë do të mundësojë ulje të varfërisë transgjenerative.

Trençevska theksoi se garancia e fëmijëve sipas këtij shembulli është model i suksesshëm i cili zbatohet në vendet evropiane dhe falënderoi UNICEF-in për mbështetjen gjatë zbatimit të garancisë fëmijërore. ​
 

"Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut para disa seancave miratoi Strategjinë Kombëtare për Kapitalin Njerëzor, një nga kapitalet njerëzore më të vlefshme në vend janë pikërisht fëmijët, më të vegjëlit tanë. Në periudhën e kaluar, MPPS përmes aktiviteteve të ndryshme në fushën e infrastrukturës, ndërtimit të kopshteve, duke mundësuar qasjen e fëmijëve nga të gjitha shtresat në arsimin parashkollor duke forcuar kuadrin në kopshte ka bërë të mundur forcimin real të të drejtave të fëmijëve, uljen e varfërisë përmes masave të ndryshme që i bëmë në pjesën e ndryshimit të Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, rritjen e të drejtave, mbështetjen financiare në pjesën e të drejtave të mbrojtjes së fëmijëve, numrin e madh të pakove të mbështetjes financiare pikërisht për më të vegjlit, në fakt për fëmijët e arsimit fillor dhe të mesëm përmes mbështetjes financiare për familjet me të ardhura të ulëta. Të gjitha ato reforma që i bëmë në procesin e deinstitucionalizimit dhe fëmijëve me aftësi të kufizuara janë përkushtim i Qeverisë për zgjidhjen e problemeve të varfërisë së fëmijëve", deklaroi Trençevska.

Shtoi se gjatë periudhës së kaluar pas krizës së kovidit përmes një varg masash dhe programesh ishte zbutur varfëria fëmijërore. 

Në lidhje me atë çka ndërmeret për zgjidhjen e rasteve në të cilat fëmijët janë viktima të dhunës, ministrja tha se pjesa më e madhe e rasteve të dhunës ndaj fëmijëve aspak nuk janë denoncuar në qendrat kompetente për punë sociale. 

Informoi se gjatë muajve të kaluar janë ndërmarrë veprime serioze për largimin e fëmijëve nga rrugët. 

Përfaqësuesja e UNICEF-it Patricia Di Xhovani vlerësoi se vendi tashmë ka ndërmarrë hapa seriozë në këtë sferë dhe shfaqi shpresë se angazhimi i tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. 

"Kjo duhet parë si një pako për përmirësimin e situatës së fëmijëve dhe kjo nuk nënkupton vetëm mbështetje financiare, por edhe mbështetje përmes shërbimeve të ndryshme sepse për të tejkaluar varfërinë duhet të ndihohet në fusha të ndryshme si mbrojtja sociale, shëndetësia etj. Qëllimi i këtij programi është që fëmijët të jenë në gjendje të arrijnë potencialin e tyre të plotë. Kjo garanci tashmë zbatohet edhe në vende të tjera dhe kam nderin që nis këtu.  Ai zbatohet përmes një pako shërbimesh të ndryshme për të siguruar që çdo fëmijë të arrijë potencialin e tij maksimal. Kjo nuk është e mirë vetëm për fëmijët, por edhe për familjet, bashkësitë dhe shoqërinë. Shpresoj se do të vazhdojmë me këto hapa edhe në të ardhmen", theksoi DiXhovani. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR