• e diel, 22 dhjetor 2024

MPPS bën thirrje që të respektohen rekomandimet për mbrojtje nga vala e nxehtë

MPPS bën thirrje që të respektohen rekomandimet për mbrojtje nga vala e nxehtë

Shkup, 26 korrik 2023 (MIA) - Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) ju bën thirrje punëdhënësve, përkdhelëseve dhe edukatoreve në kopshte, të punësuarve në Qendrat për Punë Sociale dhe në Kryqin e Kuq që t'i respektojnë rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë për mbrojtje të shëndetit dhe parandalimit të pasojave nga vala e nxehtësisë. 

Nga MPPS njoftojnë se masat vazhdojnë të vlejnë edhe sot dhe nesër. 

Masat e përgjithshme të cilat, sipas Planit të Veprimit të Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e pasojave nga valët e nxehta ndaj shëndetit të popullsisë duhet të respektohen, janë lirimi nga detyrimet e punës të grupeve më të ndjeshme të popullatës, në mesin e të cilave bëjnë pjesë gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjet, në kopshtet të mos praktikohet aktiviteti fizik dhe të mos nxiren fëmijët në vende të hapura në periudhën prej orës 11:00 deri në orën 17:00, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Punë Sociale në rajonet e prekura nga vala e nxehtë të ofrojnë ndihmë për persona të vetmuar, të moshuar, të pafuqishëm dhe të pastrehë, si dhe punëdhënësit t'i respektojnë rregullat ligjore nga kjo sferë. 

MPPS bën thirrje edhe për kontrolle të rritura nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Tregut. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR