MPJTJ: PDK në Pragë është në komunikim të vazhdueshëm me familjen e të ndjerit D.Ç. me qëllim sjelljen e trupit të tij në vend
- Përfaqësia Diplomatiko-Konsullore (PDK) në Pragë është në komunikim të përhershëm me familjen e të ndjerit D.Ç. me qëllim përfundimin e procedurave formale dhe organizimin e sjelljes së trupit të tij në vend, informoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme (MPJTJ).
- Post By Melahat Baftija
- 16:49, 4 gusht, 2025
Shkup, 4 gusht 2025 (MIA) - Përfaqësia Diplomatiko-Konsullore (PDK) në Pragë është në komunikim të përhershëm me familjen e të ndjerit D.Ç. me qëllim përfundimin e procedurave formale dhe organizimin e sjelljes së trupit të tij në vend, informoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme (MPJTJ).
Nga atje njofrojnë se në Ambasadën në Pragë, Çeki, më 2 gusht të vitit 2025 është dorëzuar informacion ppër aksident të rëndë me motor, i drejtuar nga personi D.Ç., shtetas i Republikës së Maqaedonisë së Veriu, i cili në aksident ka marrë lëndime të rënda dhe është dërguar në spital për mjekim. Pas informacionit të marrë, Ambasada menjëherë ka hyrë në kontakt me familjen e tij.
"Më 3 gusht nga ana e familjes së personit D.Ç., Ambasada është informnuar se ai u është nënshtruar plagëve", qëndron në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.
D.Ç., djali i një biznesmeni të njohur maqedonas, e ka humbur jetën në aksident me motoçikletë në motodromin Brno, Çeki. mb/
Foto: MIA