MPJTJ ju bën thirrje qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të mos udhëtojnë në vendet e Lindjes së Afërt
- – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme në lidhje me informacionet për gjendjen e përkeqësuar të sigurisë në Lindjen e Afërt u bën thirrje shtetasve të Maqedonisë së Veriut të cilët gjenden në territorin e Izraelit dhe Iranit t’i ndjekin portalet kombëtare për raste urgjente dhe të veprojnë rreptë sipas udhëzimeve të institucioneve kompetente. Gjithashtu u bëri thirrje të gjithë shtetasve të Maqedonisë së Veriut të përmbahen nga çfarëdo lloj udhëtime drejt vendeve të këtij rajoni, deri në përmirësimin e gjendjes së sigurisë.
- Post By Fitore Curri
- 10:31, 13 qershor, 2025
Shkup, 13 qershor 2025 (MIA) – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme në lidhje me informacionet për gjendjen e përkeqësuar të sigurisë në Lindjen e Afërt u bën thirrje shtetasve të Maqedonisë së Veriut të cilët gjenden në territorin e Izraelit dhe Iranit t’i ndjekin portalet kombëtare për raste urgjente dhe të veprojnë rreptë sipas udhëzimeve të institucioneve kompetente. Gjithashtu u bëri thirrje të gjithë shtetasve të Maqedonisë së Veriut të përmbahen nga çfarëdo lloj udhëtime drejt vendeve të këtij rajoni, deri në përmirësimin e gjendjes së sigurisë.
“Sipas informacioneve të mara nga Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv, për momentin hapësira ajrore mbi Izrael dhe Iran është mbyllur, si dhe aeroportet në Tel Aviv dhe Teheran, pa paralajmërim konkret për rinovimin e komunikacionit të rregullt ajror”, thekson MPJTJ në kumtesë.
Ministria i përkujton shtetasit e Maqedonisë së Veriut se gjatë nevojës eventuale për ndihmë mund të paraqiten në kontaktet në vijim: Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv, tel: +972 54 500 8566 / +972 54 967 0546, E-posta: telaviv@mfa.gov.mk dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme tel: +389 75 273 732 / +389 75 268 736, Е-posta: globalsos@mfa.gov.mk.
Në kuadër të Ministrisë është formuar shtab krize i cili në vazhdimësi e ndjek situatën dhe do ta informojë publikun për të gjitha risitë me kohë. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s