• e mërkurë, 08 janar 2025

MPJ-ja e Ukrainës: Jemi të gatshëm të hyjmë në BE dhe në NATO në vend të Hungarisë

MPJ-ja e Ukrainës: Jemi të gatshëm të hyjmë në BE dhe në NATO në vend të Hungarisë

 Kiev, 8 janar 2025 (MIA) -  Ukraina është e gatshme të plotësojë "çdo vend të zbrazët" në Bashkimin Evropian (BE) dhe në NATO, nëse Hungaria vendos të tërhiqet nga anëtarësimi në këto organizata për t'iu bashkuar blloqeve të udhëhequra nga Rusia, bëri të ditur sot Ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainës.

"Ukraina do të ishte e gatshme të plotësonte vendin e zbrazët në BE dhe në NATO nëse Hungaria vendos të braktisë në dobi të anëtarësimit në Komunitetin Euroaziatik të Shteteve të Pavarura ose në Organizatën e Traktatit të Sigurisë Kolektive", theksohet  në kumtesën e Ministrisë së Ukrainës. 

 Duke komentuar deklaratën e ministrit hungarez të Punëve të Jashtme Peter Sijarto se vendimi i Ukrainës për të ndaluar tranzitin e gazit rus përmes territorit të saj rriti çmimet, ministria ukrainase tha se këto deklarata ishin pjesë e një "fushate informacioni të motivuar politikisht që synon konsumin e brendshëm", duke kujtuar se Komisioni Evropian deklaroi se vendimi nuk ka ndikim negativ në sigurinë e energjisë të BE-së ose në çmimet e konsumit.

"Shkaku i vetëm i sfidave në tregun evropian të energjisë ka qenë gjithmonë Rusia", thuhet në kumtesën për shtyp, duke akuzuar Moskën  se me dekada e përdor energjisë si armë, si dhe e shantazhon  dhe minon sigurinë energjetike. Në kumtesë shtohet se Hungaria duhet të pranojë hapur nëse prioriteti i saj është forcimi i Rusisë ndaj BE-së dhe SHBA-së.

"Më 1 janar, skadoi marrëveshja pesëvjeçare midis Moskës dhe Kievit për transitin e gazit rus përmes Ukrainës, pas së cilës Ukraina refuzoi ta vazhdojë marrëveshjen "në interes të sigurisë kombëtare".

 BE-ja i filloi negociatat e anëtarësimit me Ukrainën në dhjetor të vitit 2023. Kievi shtroi kërkesë për anëtarësim në NATO në shtator të vitit 2022, disa muaj pasi Rusia nisi një "operacion special ushtarak" në Ukrainë.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR