• e martë, 24 dhjetor 2024

MPJ-ja bullgare në Tuiter dërgoi urim me rastin e festës së Ilindenit

MPJ-ja bullgare në Tuiter dërgoi urim me rastin e festës së Ilindenit
Shkup, 2 gusht 2022 (MIA) - Faleminderit nga zemra për urimet e sinqerta nga kolegët tanë në Sofje. Kemi arritur shumë në periudhën e kaluar, duke krijuar platformë të fortë për zhvillim të mëtejshëm; mbetemi të përkushtuar në forcimin e lidhjeve të ndërsjella dhe kultivimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, është publikuar në Tuiter nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë në Tuiter para kësaj dërguan urim deri te qytetarët e Maqedonisë së Veriut me rastin e festës shtetërore - 2 Gushti. “Urime të sinqerta drejtuar Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të saj me rastin e festës së tyre kombëtare - 2 Gushti. Jemi të bindur se edhe në të ardhmen do të vazhdojmë me vullnet të mirë dhe guxim politik të punojmë në zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore”, theksohet në urimin e MPJ-së bullgare.

QËNDRONI TË LIDHUR