MPJdheTJ: Një shtetas i Maqedonisë së Veriut i lindur në Koçan në vititn 1986 më 2 tetor e humbi jetën në Slloveni
- Deri te Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Lubjanë është dërguar një njoftim se gjatë natës së 2 tetorit të vitit 2025, e ka humbur jetën një shtetas i Maqedonisë së Veriut , i lindur në vitin 1986 në Koçan. Sipas informacioneve të marra nga policia sllovene, familjarët e të ndjerit tashmë janë informuar, ndërsa rasti po trajtohet nga Sektori i policisë së kriminalistikës, njofton Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Maqedonisë së Veriut.
- Post By Qefsere Abduli
- 12:56, 6 tetor, 2025
Shkup, 6 tetor 2025 (MIA) - Deri te Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Lubjanë është dërguar një njoftim se gjatë natës së 2 tetorit të vitit 2025, e ka humbur jetën një shtetas i Maqedonisë së Veriut , i lindur në vitin 1986 në Koçan. Sipas informacioneve të marra nga policia sllovene, familjarët e të ndjerit tashmë janë informuar, ndërsa rasti po trajtohet nga Sektori i policisë së kriminalistikës, njofton Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Maqedonisë së Veriut.
"Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Lubjanë është në kontakt me familjen e të ndjerit dhe me institucionet përkatëse sllovene, me qëllim të ofrimit të ndihmës së nevojshme konsullore dhe ndjekjes së mëtejshme të procedurës", njoftoi MPJdheTJ. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s