MPJdheTJ: Nesër do të kthehet një pjesë e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut nga Arabia Saudite, Kuvajti dhe Bahrein
- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme njofton se një pjesë e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut nga Arabia Saudite, Kuvajti dhe Bahrein, pritet të kthehen nesër në vend.
- Post By Qefsere Abduli
- 12:54, 10 mars, 2026
Shkup, 10 mars 2026 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme njofton se një pjesë e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut nga Arabia Saudite, Kuvajti dhe Bahrein, pritet të kthehen nesër në vend.
Përmes postimeve në faqen e Fejsbukut të Ministrisë, qytetarët e Maqedonisë informohen për kohën dhe vendin ku duhet të arrijnë, pas së cilës me një fluturim special do të kthehen në vend.
MPJdheTJ i informon qytetarët e saj në Arabinë Saudite që nesër gjatë pasdites të jenë të pranishëm në aeroportin e Riadit.
"Ju informojmë se të gjithë qytetarët e Maqedonisë që duhet të kthehen në Republikën e Maqedonisë së Veriut me fluturimin special të organizuar nga Qeveria me kompaninë ajrore FlyNas, i cili do të niset nga Riyadh – King Khaled International Airport, duhet të jenë të pranishëm në aeroport më 11 mars 2026, në orën 17:00 me kohën lokale të Arabisë Saudite, në Terminalin 1. I lusim të gjithë pasagjerët të arrijnë me kohë në aeroport, me qëllim përfundimin pa pengesa të procedurave para nisjes së fluturimit", thuhet në njoftimin e Ministrisë.
_KIrBLUzO6/placeholder.webp?use_watermark=1)
Për qytetarët e Maqedonisë në Kuvajt, Ministria informon se natën e së martës drejt të mërkurës do të nisë transporti i organizuar me autobus drejt aeroportit të Riadit.
"Ju informojmë se natën nga e marta në të mërkurë, më 10 mars në orën 12:00 (mesnatë), do të nisë transporti i organizuar me autobus nga Kuwait Riyadh – King Khaled International Airport, nga ku me fluturimin special të organizuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të ktheheni në vendin tonë. Lokacioni i nisjes së autobusit nga Kuvajti/the gathering point - location for departure of buss: https://maps.app.goo.gl/G6Xy6JT5cJKg7DHQ7?g_st=aw., thuhet në njoftimin për qytetarët e Maqedonisë në Kuvajt.
Qytetarët e Maqedonisë në Bahrein, përsëri, njoftohen se nesër në mëngjes do të ketë transport me autobus drejt aeroportit të Riadit.
"Informacioni për qytetarët e Maqedonisë në Bahrein: Ju njoftojmë se të mërkurën, më 11 mars, në orën 06:00 të mëngjesit, do të nisë një autobus i Flynas nga Bahrein (Manama), drejt Riyadh – King Khaled International Airport, nga ku me fluturimin special të organizuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të ktheheni në vendin tonë. Lokacioni i nisjes nga Manama/ Bahrein - the gathering point - location for departure of buss: https://maps.app.goo.gl/mvgrL9SoP6LzwD4E6?g_st=awb, thuhet në njoftimin e MPJdheTJ.
_vV6f5rIvo/placeholder.webp?use_watermark=1)
Ministri i Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, dje në një konferencë për shtyp informoi se është në zhvillim një proces i koordinuar evakuimi i qytetarëve të Maqedonisë nga disa vende të Lindjes së Mesme, i cili, sipas tij, pritet të përfundojë deri në fund të kësaj jave.
Mucunski theksoi se që nga momenti i parë i eskalimit të krizës së sigurisë është vendosur një mekanizëm krizash përmes Ministrisë dhe përfaqësive diplomatike-konzullore. "Që nga momenti i parë i eskalimit të krizës së sigurisë në Lindjen e Mesme, Qeveria dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë së Jashtme vendosën një mekanizëm të vazhdueshëm krizash. Përmes formimit të një stafi krize dhe përfaqësive diplomatike-konzullore, ishim në komunikim 24-orësh me qytetarët e Maqedonisë që ndodheshin në zonat e prekura, me një qëllim të qartë – evakuimin e tyre të sigurt, në kohë dhe të organizuar", tha Mucunski.
Ai shtoi se gjatë 12 muajve të fundit kjo është operacioni i tretë kompleks i këdsj shkalle.
Të dielën në mbrëmje, gjithsej 151 pasagjerë mbërritën në aeroportin e Shkupit nga Emiratet e Bashkuara Arabe me fluturimin e "Flaj Dubai". Shumica ishin qytetarë nga Maqedonia, njëri nga Mal i Zi, njëri nga Bosnje e Hercegovina, njëri nga Serbia, dy nga Kosovë, ndërsa katër me shtetësi holandeze. Ata u pritën nga ministri i Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s