• e hënë, 23 dhjetor 2024

MPJ: VMRO - DPMNE është bërë fabrikë për lajme të rreme

MPJ: VMRO - DPMNE është bërë fabrikë për lajme të rreme

Shkup, 26 qershor 2023

Na lejoni që sërish të reagojmë ndaj lajmeve të rreme të plasuara nga ana e VMRO-DPMNE-së, të cilat jo vetëm që kanë qëllim tendencioz për t’i bërë dëm diplomacisë, por tregojnë edhe mosnjohje elementare të komptetencave ligjore si dhe të dispozitave të definuara me rregulloret për punën e diplomacisë.

Informojmë se në përputhje me rregulloret ligjore, si këshilltarë ekonomikë, përskaj diplomatëve të punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme e me kërkesë të resorëve të tjera ekonomike, dërgohen edhe punonjës në ministritë tjera, si Ministria e Ekonomisë, Ministria e Bujqësisë etj.; ku ligjërisht është përcaktuar se në këtë rast këshilltarët ekonomikë dërgohen me titull diplomatik – sekretar i parë.

Përkatësisht, në pajtim me nenin 68-a, paragrafi 1 të Ligjit për Punë të Jashtme në bazë të marrëveshjes me shkrim, Ministria dhe institucionet e sektorit publik për të punësuarit nga neni 14 paragrafi 1 grupi II nga Ligji për të punësuarit në sektorin publik dhe për të punësuarit që punojnë në veprimtari ekonomike për tërheqjen e investimeve të huaja dhe promovimin e eksportit, pas kryerjes së procedurës për zgjedhje, pas një konkursi të brendshëm të shpallur paraprakisht në institucionin ku personi është i punësuar, Ministri i Punëve të Jashtme mund të dërgojë në përfaqësitë diplomatike-konsullore të punësuarin i cili i plotëson kushtet nga neni i lartpërmendur.

Dimensioni ekonomik i diplomacisë është i lidhur ngushtë me punën e departamenteve ekonomike në Qeveri - çështjet që kanë të bëjnë me kushtet për biznes, përfitimet për investitorët e huaj, planet zhvillimore të Qeverisë, rajonet potenciale për biznes në sektorë të ndryshëm, etj. Prandaj është logjike që Ministria e Punëve të Jashtme të mbështetet në kandidatët që përmes konkurseve vijnë si propozime nga resorët ekonomikë të Qeverisë.

Ministria e Punëve të Jashtme

________________________________________________________________________________________ 

MIA këto tekste i publikon në formë integrale dhe origjinale

QËNDRONI TË LIDHUR