• e hënë, 23 dhjetor 2024

MPJ u bën thirrje maqedonasve në Shqipëri që në regjistrimin e ardhshëm të shprehin lirisht përkatësinë e tyre etnike, gjuhësore dhe fetare

MPJ u bën thirrje maqedonasve në Shqipëri që në regjistrimin e ardhshëm të shprehin lirisht përkatësinë e tyre etnike, gjuhësore dhe fetare

Shkup, 16 shtator 2023 (MIA) - Ministri e Punëve të Jashtme inkurajon të gjithë maqedonasit në Shqipëri që të shprehin lirshëm përkatësinë e tyre etnike, gjuhësore dhe religjioze në përputhje me rregullativën ligjore dhe praktikën pozitive demokratike në Shqipëri,  në regjistrimin e ardhshëm të popullsisë në Republikën e Shqipërisë, i cili fillon më 18 shtator dhe do të realizohet për gjashtë javët e ardhshme.

"Shqipëria njihet në botë për shoqërinë e saj multietnike dhe multikulturore, diçka që njëjtë sikur edhe te ne, paraqet trashëgimi të çmuar autentike, politike dhe kulturore. Duke e njohur rolin e maqedonasve si qytetarë lojalë të Shqipërisë, regjistrimi i ardhshëm do t'i lejojë ata të shprehin lirshëm identitetin e tyre, duke konfirmuar përkatësinë e tyre etnike, gjuhësore, religjioze dhe identitare. Kjo do të konfirmojë edhe më shumë rolin e bashkësisë etnike maqedonase në Shqipëri, në ndërtimin e urave të miqësisë mes dy vendeve", thonë nga MPJ.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë vende me marrëdhënie jashtëzakonisht miqësore.

"Ministria e Punëve të Jashtme dhe institucionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të qëndrojnë në komunikim intensiv me përfaqësuesit e bashkësisë etnike maqedonase në Shqipëri, si dhe me institucionet e Republikës së Shqipërisë, ndër të tjera edhe për çështjet identitare. Vazhdojmë të angazhohemi aktivisht në mbrojtjen dhe promovimin e këtyre të drejtave në të njëjtën mënyrë siç kemi bërë në të kaluarën", theksojnë nga MPJ. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR