MPJ: Tani për tani asnjë qytetar i Maqedonisë së Veriut nuk ka kërkuar ndihmë nga zjarret në Greqi
- Në lidhje me zjarret e mëdha që e përfshinë Greqinë fqinje, sipas informacioneve të fundit nga përfaqësitë diplomatike-konsullore të Maqedonisë së Veriut në Greqi, deri më tash nuk është paraqitur asnjë shtetas i yni, që ndodhet në zonat e rrezikuara dhe as nuk është kërkuar ndihmë për evakuim.
Shkup, 23 korrik 2023
Në lidhje me zjarret e mëdha që e përfshinë Greqinë fqinje, sipas informacioneve të fundit nga përfaqësitë diplomatike-konsullore të Maqedonisë së Veriut në Greqi, deri më tash nuk është paraqitur asnjë shtetas i yni, që ndodhet në zonat e rrezikuara dhe as nuk është kërkuar ndihmë për evakuim.
Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Athinë dhe Konsullata e përgjithshme në Selanik janë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente të Greqisë. Mijëra turistë në ishullin Rodos ndodhen në një vend të sigurt, por tani për tani shtetësia e personave të evakuuar nuk mund të konfirmohet.
Ministria e Punëve të Jashtme apelon që të shmangen udhëtimet turistike apo të tjera në zonat e rrezikuara.
Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë do të vendosë sot një “Help Desk” në Aeroportin ndërkombëtar të Rodosit për ta lehtësuar bashkëpunimin me ambasadat e huaja dhe largimin në kohë të turistëve që i kanë humbur dokumentet personale.
Për më shumë informacione në dispozicion janë linjat telefonike të Ambasadës në Athinë +306944743071 dhe Konsullatës së Përgjithshme në Selanik + 30 6987200410.
Ministria e Punëve të Jashtme
________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.
Foto: Arkivi i MIA-s