• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MPJ: Reaguam për mosvendosjen e flamurit të Maqedonisë në "Australian Open", bëhet fjalë për një lëshim të paqëllimshëm - një gabim teknik

MPJ: Reaguam për mosvendosjen e flamurit të Maqedonisë në

 Shkup, 16 janar 2024 (MIA) - Pas marrjes së informacioneve për lëshimin lidhur me vendosjen e flamurit zyrtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut në turneun e tenisit "Australian Open", Ministria  Punëve të Jashtme, përmes Ambasadës në Kanbera, menjëherë ka reaguar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Australisë, si dhe te organizatori i turneut, "Australia Open", kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme.

 Siç theksohet, nga atje u siguruam se bëhet fjalë për lëshim të paqëllimshëm - gabim teknik, i cili menjëherë u përmirësua dhe nuk ka shkaktuar kufizime efektive.

"Duke kërkuar falje, kanë shprehur bindjen se incidenti nuk do të ndikojë në lidhjet e fuqishme ndërmjet qytetarëve të Australisë dhe Maqedonisë së Veriut, të cilat karakterizohen me miqësi dhe dashuri ndaj sportit. Oraganizatori sqaroi se në përputhje me rregullat në fuqi, në tribina është e lejuar të valojnë vetëm flamujt e pjesëmarrësve në ndeshje; njëherit morëm konfirmimin se gjatë pjesëmarrjes së garueses sonë Ilina Gjorçevska, flamuri zyrtar i vendit ishte i pranishëm në tribuna, në mesin e shikuesve pa asnjë kufizim", theksohet në kumtesën e MPJ-së. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR