• e diel, 22 dhjetor 2024

MPJ: Përqindja e lartë e vizave të refuzuara nga SHBA-ja është për shkak të aplikimeve të papërshtatshme, planifikohet fushatë për edukim

MPJ: Përqindja e lartë e vizave të refuzuara nga SHBA-ja është për shkak të aplikimeve të papërshtatshme, planifikohet fushatë për edukim

 Shkup, 17 shtator 2023 (MIA) - Sipas të dhënave të publikuara nga ana e Departamentit i Shtetit se përqindja e vizave të refuzuara për Maqedoninë e Veriut në vitin 2022 ishte 26, 29 për qind, Ministria e Punëve të Jashtme pasdite bëri të ditur se është filluar një proces për bashkimin e vendit në Programin e SHBA-së për regjim pa viza ( Visa Waiver Program).  Përqindja e lartë e vizave të refuzuara prej të paktën 30 për qind, sipas MPJ-së,  është për shkak të aplikimeve të papërshtatshme, për çfarë planifikon së shpejti të fillojë një fushatë për edukimin e qytetarëve.

"Me vendim të Qeverisë është formuar grupi punues ndërinstitucional i udhëhequr nga Ministria e Punëve të Jashtme, i cili përbëhet nga përfaqësues të institucioneve tjera relevante që punojnë për plotësimin e kushteve për vendosjen e regjimit pa viza me SHBA-në. Kushtet kanë të bëjnë për fusha të ndryshme, por një nga më kryesoret është që përqindja e vizave të refuzuara të jetë maksimumi tre për qind.  Në këtë kontekst, theksojmë se përqindja e lartë e vizave të refuzuara prej të paktën 30 për qind është për shkak të aplikimeve të papërshtatshme, për të cilat planifikojmë të fillojmë së shpejti një fushatë për edukimin e qytetarëve për procesin e aplikimit dhe kushtet që duhet të plotësohen, në mënyrë që për të marrë një vizë për në SHBA", informon MPJ-ja.

 Nga atje shtojnë se  procesi i heqjes së vizave për shtetasit e Maqedonisë së Veriut për të hyrë në SHBA është një proces afatgjatë dhe kompleks, i cili kërkon aktivitete të vazhdueshme, për të cilat potencojnë, po punojmë me përkushtim.  

 "Në të njëjtën kohë, anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Programin për regjimin pa viza u bë pjesë e Dialogut Strategjik me SHBA-në dhe është ndër projektet në Planin e Veprimit, i cili u miratua në seancën e Qeverisë në shkurt të këtij viti. Arritja e këtij qëllimi do të jetë e dobishme për zhvillimin ekonomik të vendit dhe do të sjellë një impuls shtesë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe partneritetit strategjik, si dhe për afrimin e popujve të dy vendeve", bëri të ditur Ministria e Punëve të  Jashtme.

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR