• e hënë, 23 dhjetor 2024

MPJ: Nxënësit tanë kaluan përmes vendkalimit kufitar hungarez

MPJ: Nxënësit tanë kaluan përmes vendkalimit kufitar hungarez

Shkup, 2 prill 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, menjëherë pas marrjes së informacionit për pritjen e shtetasve tanë në vendkalimin kufitar hungarez, përmes Ambasadës së saj në Budapest, ka kontaktuar policinë kufitare, nga e cila ka marrë konfirmimin se ka ndalesë të jashtëzakonshme në kufi, si pasojë e numrit të madh të autobusëve për shkak të pushimeve pranverore të shkollarëve të mesëm europianë. Në një kohë shumë të shkurtër pas bisedës fillestare, rreth orës tetë të mëngjesit, policia kufitare ka marrë njoftimin se nxënësit tanë e kanë kaluar pikën kufitare, informon MPJ.

Nga Ministria përkujtojnë se pikat e kontaktit të Ministrisë së Punëve të Jashtme për paraqitjen e çdo problemi gjatë udhëtimit jashtë vendit.

Krahas numrave të telefonit të ambasadave, të cilat i gjeni në faqen tonë të internetit, ju rikujtojmë edhe: Numrin tonë të telefonit SOS në Ministri: +38975273732 E-mailin tonë: globalsos@mfa.gov.mk ; si dhe informatat në uebin tonë:https://www.mfa.gov.mk/mk/page/45/dezhurni-broevi-za-itni-situacii. аb/

QËNDRONI TË LIDHUR