• e hënë, 23 dhjetor 2024

MPJ: Një nënë dhe dy fëmijë janë evakuuar nga Gaza

MPJ: Një nënë dhe dy fëmijë janë evakuuar nga Gaza

Shkup, 23 janar 2024 (MIA) - Edhe tre shtetasit e fundit tanë, një nënë me dy fëmijë, të cilët më parë me dëshirën e tyre kanë qëndruar në Gaza, gjatë 24 orëve të fundit janë evakuuar me kërkesë të tyre. Pas strehimit të përkohshëm në Kajro, familja do të dërgohet në shtëpi, informojnë sot nga Ministria ne Punëve të Jashtme.

Me këtë, thonë nga MPJ, rrumbullakohet numri i qytetarëve tanë të cilët kanë kontaktuar Përfaqësitë diplomatike-konsullore në Kajro dhe Tel Aviv për t'u ofruar atyre ndihmë gjatë evakuimit.

"Edhe një herë falënderojmë zyrën e Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) për ndihmën e tyre në transferimin e shtetasve tanë nga kryeqyteti i Egjiptit, Kajro drejt Shkupit", thuhet në kumtesë.

Prej aty kujtojnë në kontaktet e tyre për paraqitjen e shtetasve tanë eventual në Gaza. Telefonat SOS të MPJ-së - 075/273-732 dhe 075/268-736, telefoni kujdestar i Ambasadës në Tel Aviv +972-54-926-7378 dhe telefoni kujdestar i Ambasadës në Kajro +201033615542. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR