• e hënë, 23 dhjetor 2024

MPJ: Ministri Mucunski në udhëtimin në Uashington nuk ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij

MPJ: Ministri Mucunski në udhëtimin në Uashington nuk ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij

Shkup, 17 korrik 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, përmes një kumtese i ka mohuar akuzat e LSDM-së se ministri Timço Mucunski në udhëtimin në Uashington për Samitin e NATO-s ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

"Ne i mohojmë plotësisht informacionet e LSDM-së për mediat, lidhur me udhëtimin e ministrit Mucunski në Uashington. Njëherit, informojmë opinionin se pavarësisht se ekziston një praktikë diplomatike që ministri i Jashtëm të shoqërohet zyrtarisht nga partneri bashkëshortor në evente zyrtare të këtij lloji, e vërteta është se ministri nuk shoqërohej nga gruaja në këtë udhëtim. Ministri ishte i shoqëruar vetëm nga një diplomat i Ministrisë dhe përfaqësive diplomatike-konsullare, e të cilët ishin në listë si pjesë e delegacionit zyrtar", konfirmojnë nga MPJ-ja, edhe një herë duke theksuar se informacioni i shpërndarë në kumtesat e sotme të LSDM-së, siç thonë, është një gënjeshtër dhe e pavërtetë e plotë.

LSDM-ja opozitare sot kërkoi nga ministri Mucunski që menjëherë të publikojë listën e të gjithë atyre që me shpenzime shtetërore kanë udhëtuar për në SHBA, me çka, siç thonë, do të mbyllet kjo temë njëherë e përgjithmonë. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR