• e hënë, 23 dhjetor 2024

MPJ: Edhe nëntë shtetas tanë janë larguar nga Izraeli, po punohet për largimin e shtetasve tjerë

MPJ: Edhe nëntë shtetas tanë janë larguar nga Izraeli, po punohet për largimin e shtetasve tjerë

Shkup, 11 tetor 2023 (MIA) - Edhe nëntë shttas tanë të tjerë janë larguan nga Izraeli, përmes rrugëve të ndryshme të transportit, përkatësisht: katër me aeroplan për në Athinë, tre për në Jordani dhe dy për në Beograd; së bashku me ata që janë larguar më parë, numri i përgjithshëm për tre ditët e fundit është rritur në 40 qytetarë tanë që janë larguar nga Izraeli.

Ministria e Punëve të Jashtme kumtoi se 20 shtetas të regjistruar nga rajonet kufitare, që konsideroheshin të rrezikshëm për sigurinë, janë transferuar mëngjesin e sotëm në një vend të sigurt në Tel Aviv, nga ku do të punohet për largimin e tyre nga Izraeli.

"Fatkeqësisht, disa nga fluturimet për të cilat tashmë ishin siguruar vende për largimin e disa shtetasve tanë nga Izraeli gjatë ditës së djeshme janë anuluar, kështu që aktivitetet për përfshirjen e tyre në disa prej fluturimeve të sotme vazhdojnë edhe sot. Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv është në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë qytetarët tanë në Izrael dhe në koordinim me shtabin e krizës në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Numri i saktë i qytetarëve tanë që kanë aplikuar për ndihmë dhe largimin e tyre nga Izraeli po ndryshon vazhdimisht, por aktualisht nuk e kalon numrin 100", thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Ndërkohë, MPj u bën thirrje qytetarëve tanë në Izrael që të ndjekin Portalin shtetëror për rastet urgjente (www.oref.org.il), e a.q. Home Front Command, e specializuar në mbrojtjen civile, e cila lëshoi ​​rekomandime të reja për popullatën, si dhe respektimin e të gjitha udhëzimeve të tjera të institucioneve kompetente të Izraelit.

Prej aty përkujtojmë se Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka në dispozicion dy linjat telefonike SOS: 075/273-732 dhe 075/268-736, si dhe linjën telefonike të Ambasadës në Tel Aviv +972-54-926 -7378. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR