MPJ e Kosovës: Sjellje jondinjitoze ndaj Osmanit në aeroportin e Shkupit
- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporë e Kosovës ka shprehur shqetësim për shkak të incidentit të mbrëmshëm që i ka ndodhur presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit, për të cilin thotë se ka filluar të grumbullojë informata për rastin, njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Prishtina.
- Post By Besnik Shuki
- 12:14, 2 gusht, 2024
Prishtinë, 1 gusht 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporë e Kosovës ka shprehur shqetësim për shkak të incidentit të mbrëmshëm që i ka ndodhur presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit, për të cilin thotë se ka filluar të grumbullojë informata për rastin, njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Prishtina.
Duke e quajtur jodinjitoze sjelljen e sigurimit të aeroportit ndaj Osmanit, MPJ-ja e Kosovës në kumteësn e sotme njofton se ka kërkuar sqarime shtesë lidhur me incidentin nga Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Prishtinë dhe MPJ-ja e Maqedonisë së Veriut.
"Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporë me shqetësim ka mësuar rreth incidentit të shkaktuar në Aeroportin e Shkupit në raport me trajtimin jodinjitoz të Presidentes së Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporë më tutje njofton se përmes Ambasadës së Kosovës në Shkup, ka nisur mbledhjen e informatave dhe që në orët e hershme të mbrëmjes ka kërkuar sqarime zyrtare nga Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Prishtinë dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut. Ministria e Punëve të Jashtme do të mbajë opinionin të informuar për veprimet e mëtejshme, për të sqaruar këtë situatë dhe për t’u siguruar që incidente të tilla të mos ndodhin në të ardhmen në raport me krerët e shtetit tonë", thuhet në kumtesën e MPJ-së së Kosovës.
Nga Kabineti i Osmanit mbrëmë njoftuan se sigurimi në aeroportin e Shkupit ka tentuar t'ia marrë celularin presidentes, që është sjellje në kundërshtim me praktikat ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës për marrëdhënie diplomatike.
Mbrëmë MPJ-ja e Maqedonisë së Veriut kumtoi se "sigurimi i kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi u është kërcënuar të punësuarve në TAV, të cilët kanë kërkuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ta lë celularin që të kalojë në skener kur ka kaluar në kontrollin kufitar në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit".
Siç njoftoi MPB, "dje rreth orës 10 derisa presidentja e Kosovës ka kaluar në kontroll kufitar, në momentin kur u kërkua ta lë celularin që të kalojë në skener, një person i sigurimit të saj e ka tërhequr të punësuarin në TAV, me qëllim që të kalojë pa telefon të skenuar dhe bagazh dore". Por pastaj, thuhet në kumtesë, megjithatë, bagazhi është kthyer dhe ka kaluar në skener.
"Pas gjysmë ore, ka ardhur një person nga sigurimi i kryetarit të Kuvendit (nëpunës policor) me edhe dy persona (nëpunës policorë) dhe ka filluar të kanoset ndaj të punësuarve në TAV dhe të kërkojë se kush i ka bë problem presidentes. Me këtë rast, ai ka shtyrë edhe një nëpunhës policor të punësuar në vendkalimin kufitar", njoftoi MPJ.
Menjëherë është informuar Reparti për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale dhe në koordinim me PTHP për NKOK po ndërmerren masat për ndriçimin e rastit, pas çka do të ngriten parashtresa adekuate.
Kabineti i kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, mbrëmë përmes kumtesës mohon përfshirjen e pjesëtarëve të sigurimit të tij personal në incidentin në aeroportin e Shkupit, siç raportojnë media të caktuara.
"Ndryshe nga këto raportime, anëtarët e ekipit të sigurimit të kryeparlamentarit Gashi kanë qenë të pranishëm aty vetëm për ta qetësuar situatën e krijuar nga një keqkuptim mes sigurimit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe pjesëtarëve të sigurimit të aeroportit. Personeli i sigurimit të kryeparlamentarit Gashi të cilët janë të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, kanë ndërhyrë për ta qetësuar situatën dhe për t'i udhëzuar kolegët e tyre për procedurat e sigurisë gjatë vizitës së personave VIP. Me këtë rast theksojmë se çdo raportim që e sugjeron të kundërtën është tendencioz. Pas kësaj u bëjmë thirrje edhe mediave që kanë raportuar për këtë ngjarje, që ta verifikojnë informacionin e tyre para se të publikojnë pretendime të tilla dhe të veprojnë me përgjegjësi profesionale dhe etike”, thuhet në demantin e kabinetit të Gashit. bsh/
Foto: MIA arkiv