• e diel, 06 tetor 2024

MPJ e Kosovës i reagon brendit "Lakost" për Gjokoviqin: Personi të cilin e sponzorizoni e përkrah terrorizmin

MPJ e Kosovës i reagon brendit

Prishtinë, 2 tetor 2023 (MIA) - Ministra e Punëve të Jashtme e Kosovës i ka reaguar brendit botëror "Lakost", lidhur me sponsorizimin që i bën tenistit serb, Novak Gjokoviq, me pyetjen se a dijnë se ai sportist "i lavdëron terroristët", gjegjësisht serbët të cilët humbën jetën në veri të Kosovës, pasi vranë një pjesëtar të policisë së Kosovës, informon korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. 

 Në faqen e saj zyrtare në platformën "X" (ish Tuiter), MPJ kosovare, përveç një fotografie të policit të vrarë kosovar, Afrim Bunjaku, e pyet brendin "Lakost" a është i sigurt se dëshiron që "brendi i tyre që kushton miliardë dollarë të ketë lidhje me glorifikimin e terrorizmit". 

"Afrim Bunjaku ishte bashkëshort, baba, shërbëtor i përkushtuar ndaj vendit dhe të gjithë qytetarëve të tij. Ai u vra në një sulm të tmerrshëm terrorist të dënuar si nga SHBA ashtu edhe nga BE. Personi që ju sponsorizoni, Gjokoviq, sapo lavdëroi ata terroristë para 13,9 milionë ndjekësve të tij", ka shkruar MPJ e Kosovës.

Tenisti serb në faqen e tij në Instagram ka shpërndarë një porosi me të cilën i nderoi tre të vdekurit nga grupi i disa dhjetëra serbëve të cilët e kryen sulmin në Banjskë në Zveçan, në veri të Kosovës, më 24 shtator. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR