MPB-ja me apel: Në kremtimin e maturës pa automobil, alkool, drogë dhe pa prishje të rendit dhe qetësisë publike
- "Në kremtimin e maturës pa automobil!", "Pa konsumimin e alkoolit!", "Pa përdorimin e mjeteve narkotike!", "Pa prishjen e rendit dhe qetësisë publike!", apelon MPB-ja përmes një kumtese për media.
- Post By Fami Bajrami
- 10:29, 15 maj, 2025
Shkup, 15 maj 2025 (MIA)- "Në kremtimin e maturës pa automobil!", "Pa konsumimin e alkoolit!", "Pa përdorimin e mjeteve narkotike!", "Pa prishjen e rendit dhe qetësisë publike!", apelon MPB-ja përmes një kumtese për media.
Statistika e trafikut tregon se në ditët kur organizohen kremtimet e maturës rritet numri i aksidenteve të komunikacionit. Një pjesë e madhe e pjesëmarrësve në aksidentet e komunikacionit janë të rinjtë - maturantë, të cilët më së shpeshti përfundojnë me lëndime të rënda trupore, ndërsa jo rrallë edhe e humbasin jetën e tyre.
“Përgjegjësia për sjelljen devijuese te një pjesë e maturantëve në komunikacion është kryesisht e të rinjve, por edhe e prindërve të tyre. Mos u lejoni fëmijëve tuaj të shkojnë në kremtimin e mbrëmjes së maturës me automobil. Gabimet në komunikacion mund të jenë fatale. Prandaj: ’Në kremtimin e maturës pa automobil!’, ‘Pa konsumimin e alkoolit!’, ‘Pa përdorimin e mjeteve narkotike!’, ‘Pa prishjen e rendit dhe të qetësisë publike!’", theksohet në apelin e MPB-së.
Foto: arkivi i MIA-s