• e hënë, 23 dhjetor 2024

MPB-ja doli me detaje për të shtënat në garazhet e "Ist Gejt"-it

MPB-ja doli me detaje për të shtënat në garazhet e

Shkup, 25 gusht 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme pasdite ka njoftuar se është shtënë në drejtim të R.T. (39) nga Shkupi në garazhet e Qendrës Tregtare “Ist Gejt”, por se nuk ka persona të lënduar.

 "Më datë 25.08.2023 rreth orës 15:50 në SPB Shkup është raportuar se në garazhet e një qendre tregtare në Shkup, një person i cili ka qenë me automjet të pasagjerëve “audi” ka shtënë në drejtim të R.T. (39) nga Shkupi, por nuk e ka qëlluar. Në automjet, sipas raportimit,  ka qenë edhe një person tjetër. Persona të lënduar nuk ka", thonë nga MPB-ja.

 Është njoftuar prokurori publik dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR