• e premte, 05 dhjetor 2025

MPB-ja apelon qytetarët që të mos hapin linqe nga SMS mesazhet

MPB-ja apelon qytetarët që të mos hapin linqe nga SMS mesazhet

Shkup, 4 korrik 2025 (MIA) - Sektori për krime kompjuterike pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, i informon qytetarët se në periudhën e kaluar është vërejtur një numër i shtuar i rasteve të dërgimit të SMS mesazheve të rreme, të cilat paraqiten në mënyrë të rreme në emër të operatorëve të telekomunikacionit.

Siç theksohet në kumtesën e MPB-së, mesazhet përmbajnë linqe me ueb faqe të disejnuara mashtruese, me qëllim që t'ju mashtrojnë që të futni të dhëna personale ose financiare, të cilat më pas mund të keqpërdoren nga ana e grupeve kriminale.

"Dërgojmë apel deri te të gjithë qytetarët të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe të veprojnë me përgjegjësi: Mos hapni linqe nga dërgues të dyshimtë; Mos futni të dhëna personale në faqe të paverifikuara; Mos u përgjigjeni mesazheve të tilla; Raportoni rastin në stacionin më të afërt të policisë; Bllokoni numrin e dërguesit", theksohet në kumtesë.

Sektori për krime kompjuterike pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme po punon në mënyrë aktive dhe po ndërmerr masa dhe udhëheq procedura në lidhje me mashtrimet e tilla. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR