MPB: SPB Shkup dhe kontrolli i brendshëm punojnë në zbardhjen e incidentit të mbrëmshëm në qendër të Shkupit mes dy nëpunësve policorë
- Sektori i Punëve të Brendshme dhe Reparti për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale po ndërmarrin masa dhe aktivitete për zbardhjen e rastit të mbrëmshëm, kur rreth orës 00:40 në një objekt hotelierik në qendër të Shkupit, nëpunës policorë nga Njësia për tregti të palejuar pranë SPB Shkup e kanë privuar nga liria I.B. (43) nga Shkupi, nëpunës policor, i cili nuk ka qenë në detyrë, pasi fizikisht ka sulmuar një nëpunës policor, i cili ka qenë në detyrë.
- Post By Besnik Shuki
- 14:37, 18 shkurt, 2024

Shkup, 18 shkurt 2024 (MIA) - Sektori i Punëve të Brendshme dhe Reparti për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale po ndërmarrin masa dhe aktivitete për zbardhjen e rastit të mbrëmshëm, kur rreth orës 00:40 në një objekt hotelierik në qendër të Shkupit, nëpunës policorë nga Njësia për tregti të palejuar pranë SPB Shkup e kanë privuar nga liria I.B. (43) nga Shkupi, nëpunës policor, i cili nuk ka qenë në detyrë, pasi fizikisht ka sulmuar një nëpunës policor, i cili ka qenë në detyrë.
Siç kumtoi MPB, I.B. është dërguar në stacionin policor dhe u njoftua prokurori publik, me urdhër të të cilit po ndërmerren masa dhe aktivitete adekuate dhe pas përfundimit të procedurës, do të vijojë parashtresë adekuate . Nga ana e Repartit për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ndërmerrem masa adekuate disiplinore, në pajtim me Marrëveshjen kolektive t MPB-së.
Foto: MIA arkiv