MPB: Privohet nga liria një person, një tjetër në kërkim, lidhur me të shtënat e publikuara në "Fejsbuk"
- - Një person është privuar nga liria, ndërsa një tjetër po kërkohet, lidhur me të shtënat e publikuara në rrjetet sociale, informojnë sot në mëngjes nga Ministria e Punëve të Brendshme.
- Post By Fitore Curri
- 11:36, 6 prill, 2025

Shkup, 6 prill 2025 (MIA) - Një person është privuar nga liria, ndërsa një tjetër po kërkohet, lidhur me të shtënat e publikuara në rrjetet sociale, informojnë sot në mëngjes nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Gjatë ditës së djeshme, në bazë të një videoje të shpërndarë në rrjetin social "Fejsbuk", ndërsa për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale, nëpunës policorë kanë kryer bastisje në fshatin Cërnilishtë, Komuna e Dollnenit, në shtëpinë e XH.Q. (51).
"Gjatë kontrollit iu gjetën tre armë që i posedon me leje, një pushkë gjuetie gjysmë automatike, një karabinë dhe një pistoletë gjysmë automatike, si dhe 395 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 17 copë fishekë gjuetie dhe një resiver të lidhur me videokontroll të instaluar në banesë", sqarojnë nga MPB.
Sendet e gjetura janë konfiskuar për shkak të dyshimit për vepër të kryer penale nga neni 288 i Kodit Penal.
"Është konstatuar se personi e ka poseduar armën me leje dhe përkohësisht është sekuestruar, pas së cilës do të vijojë procedura për marrjes së lejes për armë. XH.Q. është privuar nga liria, ndërsa po merren masa për gjetjen e djalit të tij A.Q. dhe zbardhjen e rastit", theksojnë nga MPB. fc/
Foto: Ministria e Punëve të Brendshme