• e premte, 10 janar 2025

MPB: Po ndërmerren masa kundër mashtrimeve përmes telefonit, qytetarët të kenë kujdes dhe të mos ndajnë të dhënat personale

MPB: Po ndërmerren masa kundër mashtrimeve përmes telefonit, qytetarët të kenë kujdes dhe të mos ndajnë të dhënat personale

Shkup, 9 janar 2025 (MIA)- Sektori i krimit kompjuterik në Ministrinë e Punëve të Brendshme po merr masa aktive për hetimin dhe trajtimin e mashtrimeve telefonike të kryera nëpërmjet teknikave të rikahëzimit të numrave të telefonit dhe mashtrimit të Caller ID-së. Këto mashtrime, të cilat janë bërë gjithnjë e më të shpeshta kohët e fundit, synojnë të manipulojnë qytetarët dhe të marrin të dhëna konfidenciale ose mjete financiare. Mashtruesit më shpesh paraqiten si përfaqësues të bankave, institucioneve publike ose kompanive për të mashtruar viktimat. Sektori i krimit kompjuterik kreu kontrolle në lidhje me mashtrimet telefonike dhe konstatoi se mund të përdoren mjete të shumta për të manipuluar thirrjet, si:

1. Shërbimet VoIP: Shërbimet për zë përmes internet protokollit  (VoIP) i lejojnë përdoruesit të bëjnë thirrje përmes internetit. Shumë provajderë të  VoIP ofrojnë funksione  si rikahëzimi i  thirrjeve, maskimi dhe procesi i të dërguarit përmes numrave virtualë.VoIP Óńëóăč:
2. Aplikacioni i mashtrimit: Softueri dhe aplikacionet, të tilla si "SpoofCard" ose vegla  të ngjashme, i lejojnë përdoruesit të ndryshojnë Caller ID-në që shfaqet. Këto vegla shpesh promovohen për qëllime private ose biznesi, por mund të keqpërdoren.
3. Sistemet PBX (Rrjetet Private të Shkëmbimit): Bizneset përdorin sisteme PBX për të menaxhuar thirrjet hyrëse dhe dalëse. Këto sisteme mund të rikahëzojnë telefonatat përmes numrave të ndryshëm dhe të modifikojnë Caller ID-në  për qëllime profesionale.
4. Ndërrimi i SIM: I referohet teknikave mashtruese ku sulmuesit transferojnë numrin e viktimës në një SIM kartelë për të përgjuar telefonatat dhe mesazhet.

Sektori i krimit kompjuterik në MPB i bën apel opinionit:
• Jini të kujdesshëm kur merrni telefonata nga numra të panjohur ose nga numra që paraqiten si institucione të besuara.
• Asnjëherë mos i ndani  informacionet personale, informacionet bankare ose fjalëkalimet përmes telefonit.
• Nëse dyshoni se keni qenë viktimë e një mashtrimi të tillë, raportoni menjëherë rastin në stacionin më të afërt të policisë.

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR