• e hënë, 23 dhjetor 2024

MPB: Pikat për fotografimin dhe dhënien e dokumenteve personale në Shkup nesër dhe pasnesër do të punojnë me orar të plotë, qytetarët t'i respektojnë terminet

MPB: Pikat për fotografimin dhe dhënien e dokumenteve personale në Shkup nesër dhe pasnesër do të punojnë me orar të plotë, qytetarët t'i respektojnë terminet

Shkup, 28 nëntor 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët të cilët nesër dhe pasnesër kanë caktuar termine për fotografimin dhe ndërrimin e dokumenteve personale në Shkup, se pikat për dhënien e dokumenteve personale do të punojnë me orar të plotë, që do të thotë se terminet e planifikuara do të realizohen. 

"Sipas vendimit të Qeverisë, orari i punës së të gjithë të punësuarve në administratën shtetërore dhe publike në territorin e qytetit të Shkupit nesër, më 29 nëntor (e mërkurë) duhet të përfundojë në ora 12:00 dhe 30 nëntor ( e enjte) të jetë ditë jopune për të gjithë punonjësit në administratën shtetërore dhe publike, në zonën e qytetit të Shkupit, si dhe për shkollat ​​fillore dhe të mesme në zonën e qytetit të Shkupit, për shkak të mbajtjes së takimit të 30-të ministror të OSBE-së, kjo nuk do të vlejë për shërbimet për çështje civile të  MPB-së, të cilat do të punojnë rregullisht të dy ditët, me orar të plotë", thonë nga MPB.

Për mbarëvajtjen e procesit të zëvendësimit dhe lëshimit të dokumenteve personale, MPB  apelon qytetarët që të respektojnë datat e parapara. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR