• e hënë, 23 dhjetor 2024

MPB: Në Shkup janë sanksionuar 133 shoferë

MPB: Në Shkup janë sanksionuar 133 shoferë

Shkup, 13 korrik 2024 (MIA) - Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.

Në qytetin e Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 133 kundërvajtje, prej të cilave shtatëmbëdhjetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, njëzet e një gjobë për shoferët e motoçikletave, pesë sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, pesë gjoba për mospërdorimin e rripit të sigurisë...

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR